Home / Ekonomia / Ministri Damian Gjiknuri në SHBA për Rusinë

Ministri Damian Gjiknuri në SHBA për Rusinë

Të pranishëm Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, i shoqëruar edhe nga deputetët Elona Gjebrea, Fatmir Mediu dhe Aldo Bumçi.

“Kryefjala ku përputhen të gjitha qëndrimet është që nëse duam të shkojmë tek rrënja e problemit dhe duam të kemi një situatë me përspektivë stabiliteti në rajonin e Ballkanit, kjo ka të bëjë mbi të gjitha me zhvillimin ekonomik dhe integrimin e këtij rajoni në Bashkimin Europian”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Gjiknuri thotë se procesi i Berlinit është një instrument për angazhimin e të gjitha vendeve të rajonit drejt ndërlidhjes më të madhe ekonomike, pra në infrastrukturë, në energji e në tregje.

“Sot patëm lajmin që në strategjinë e Bashkimit Europian del e qartë që vendet e rajonit duhet të integrohen, pavarësisht se mund të ketë pikëpamje të ndryshme për shpejtësinë me të cilin ecin këto vende. Ajo çka është më e rëndësishme është se të gjitha vendet po bëjnë përpjekje, janë duke u angazhuar. Ka dhe vështirësi dhe Bashkimi Europian këtu është për të ndihmuar përmes strategjisë së qartë dhe mbështetjes financiare për të tejkaluar ato defiçenca të trashëguara në infrastrukturë që kanë vendet e rajonit”, nënvizoi Gjiknuri.

Në forum është diskutuar në lidhje edhe me shqetësimin e vendeve kryesore të Bashkimit Europian dhe të vetë Shteteve të Bashkuara për rritjen e ndikimit rus në rajonin e Ballkanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.