Home / Politika / Rama: Kosova të ecë përpara drejt liberalizimit të vizave

Rama: Kosova të ecë përpara drejt liberalizimit të vizave

Kosova duhet ta zgjidhë çështjen e demarkacionit me Malin e Zi në një kohë sa më të shpejtë, kosto e faturës që shteti i Kosovës duhet të mbajë mbi supe. Kosova duhet të ecë përpara drejt liberalizimit të vizave, pasi është domosdoshmëri.

Në një intervistë televizive, Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, duke folur për Kosovën u shpreh se “Kosova ka dy çështje të rëndësishme: Demarkacionin me Malin e Zi dhe kufirin me Serbinë.  Është për të ardhur shumë keq, se është dhe shumë shqetësuese që së fundmi u krijuan një sërë problemesh, njëri u zgjidh ndërsa tjetri jo. Problemi me tribunalin special i miratuar kohë më parë nga parlamenti i Kosovës dhe problemi me kufirin me Malin e Zi i dakordësuar më parë nga autoritetet përkatëse të Kosovës. Ky i dyti është një problem që peshon shumë në marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Malit të Zi”, tha Rama.

“Unë kam preferuar që bisedat me miqtë e mi t’i bëj të hapura dhe sy më sy. Nëse e kam thyer këtë qëndrim, e kam bërë sepse besoj shumë fort që po ndodh diçka që rrezikon Kosovën. Liberalizimi i vizave është një domosdoshmëri. Vendosja e liberalizimit të vizave si kusht, ndërsa Serbia nuk ka zgjidhur asgjë në lidhje me kufirin për Kosovën, lë shumë vend për diskutim, por përtej kësaj bëhet fjalë për një shfaqje papjekurie që Kosova nuk e ka luksin ta japë në sytë e partnerëve tanë që ndihmuan në lindjen e shtetit të Kosovës”, shtoi Kryeministri.

“Kosova planprishëse e Perëndimit? Është rrezik i madh, që ata që lindën shtetin e Kosovës, duke krijuar një shtet të paimagjinueshëm deri në 11 vite më parë të humbasin durimin dhe dëshirën për të vazhduar të kujdesen për rritjen e këtij shteti.  Partnerët e Kosovës kanë lëshuar dy herë rrufe në qiell të hapur. Sa i takon demarkacionit, unë jam i sigurt që do zgjidhet, por duhet të zgjidhet shpejt, pasi në të kundërt, do të rritet kostoja e faturës që do rëndojë mbi supet e Kosovës”, tha Rama.

Sa i takon Gjykatës Speciale, Rama tha se ai nuk duhet të jetë teatër, por një realitet i denjë për Kosovën. Rama shtoi se nuk sheh rrezik për hapa pas, por theksoi se Kosova duhet të ecë përpara pa humbur kohë

Leave a Reply

%d bloggers like this: