Kronika

Zeqo: Të gjitha ndërtimet anës lumit Gjanicë do të hidhen përtokë

Ka qene i prere në deklaratën e tij Kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo: “Të gjitha ndërtimet me dhe pa leje që ndodhen në të dyja anët e lumit Gjanicë do të hidhen përtokë, pasi do të fillojë zbatimi i projektit për reabilitimin e lumit Gjanicë dhe ndërtimin e shëtitoreve në të dyja anët e këtij lumi”.

Zeqo

Kete deklarate Zeqo e bëri sot në një konferencë për shtyp, duke theksuar se ndërtimet me dhe pa leje anash të dy krahëve të lumit Gjanicë do të prishen. Ai sqaroi se ndertimet që kanë hipotekë apo që janë në proces legalizimi, edhe ato do të prishen, por me vendim qeveria ato do të shpronësohen. “Një gjë është e qartë, Gjanica do të marrë tjetër pamje, qyteti do të ketë tjetër gjallëri, Fieri do të kthehet në një qytet europian”, ka pohuar Zeqo.
Gjatë kësaj dalje për median, kryebashkiaku ka pohuar se zbatimi i projektit për rehabilitimin e lumit Gjanicë do të kryhet nga një kompani e fuqishme kineze. Kjo kompani në afërsi të ish- azotikut do të ndërtojë një impiant për pastrimin e ujrave të ndotura që vijnë nga lumi Gjanicë. Pasi të përpunohen ujrat e të pastrohen, ato do të riderdhen në shtratin e lumit Gjanicë.
Në të dyja anët e lumit më parë do të sistemohen ujrat e zeza e të bardha, kabllot elektrike, internet- televizion në tubacione nëntokësore dhe me pas shetitorja e qytetit.Zeqo1

Ky projekt do të kape vlerën e 50 milion euro në zbatim, theksoi Zeqo, i cili foli edhe per ngritjen e një qëndre sociale për personat me aftësi të kufizuara që tashmë ka përfunduar dhe shumë shpejt do të fillojë nga funksioni jo vetëm për personat në qytetin e Fierit, por edhe për ata që jetojnë nëpër komuna e që do të jenë në zgjedhjet e ardhme nën juridiksionin e bashkisë Fier.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button