Home / Rajoni / Vuçiç: Vështirë se kthehemi në Kosovë! Kompromisi me shqiptarët, jetik

Vuçiç: Vështirë se kthehemi në Kosovë! Kompromisi me shqiptarët, jetik

“Por duhet të kemi parasysh që flitet për kompromis e jo zmbrapsje”, theksoi ai, duke nënvizuar se pozita e Serbisë është tejet e vështirë.

“Në arenën politike, ne po përballemi me vështirësitë e një beteje kundër fuqive të mëdha. Ne nuk luftojmë kundër Prishtinës dhe përfaqësuesve të tyre politikë. Por, kundër nesh lufton Prishtina, Uashingtoni dhe Londra”, citohet të ketë thënë kreu i shtetit serb.

Sipas Vuçiçit, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe aleatët e tyre po ushtrojnë presion të drejtpërdrejtë mbi vendet që të mos e tërheqin njohjen e Pavarësisë së Kosovës, e po i kërkon njohjen e Kosovës atyre që ende nuk e kanë hedhur këtë hap.

Mediet kosovare thonë se, gjatë bisedës me studentë serbë nga Kosova, Vuçiç u shpreh i bindur se ata e kuptojnë që serbët duhet ta tentojnë medoemos arritjen e kompromisit me shqiptarët, e se kundërshtarët e kësaj lëvizjeje nuk e kuptojnë se kështu humbin të gjithë, “pasi ne – thuhet të jetë shprehur Vuçiç, – vështirë se do të jemi më në Kosovë”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: