Home / Politika / Forumi i biznesit Shqipëri-Itali, Rama: Lehtësojmë më tej burokracinë, taksat avantazh

Forumi i biznesit Shqipëri-Itali, Rama: Lehtësojmë më tej burokracinë, taksat avantazh

I pranishëm sot në Tiranë në Forumi i Biznesit Shqipëri-Itali, ku marrin pjesë 200 delegatë dhe rreth 350 sipërmarrje italiane, kryeministri Rama në fjalën e tij theksoi se Shqipëria e sotme është njësoj si Italia e para disa viteve, ku ka shumë për të parë, për të bërë, e për të fituar.
Teksa vlerësoj ngjashmërinë mes dy vendeve, Rama theksoi se në Shqipëri po punohet për të lehtësuar burokracinë, ndërsa avantazh për biznesmenët italianë janë taksat më të ulëta se sa vendin fqinj.

“Shqipëria është një vend që jo vetëm rritet, por një vend që italianët ndihen në shtëpinë e tyre. Jemi italianë me të njëjtat vlera e defekte. Jemi Italia e gjyshërve tuaj, ku ka shumë për të parë, për të bërë, e për të fituar. Përveç problemeve, pengesave, Shqipëria i garanton të gjitha këto. Ka një mënyrë të jetuari që ngjajnë me tuajën, me avantazhin që ka taksa më të ulëta. Edhe ne duhet të vazhdojmë të lehtësojmë burokracinë. Jemi shumë poshtë jush për taksa. Për ulje taksash nuk do më mbështeste ministri që kam”, u shpreh Rama.

Bujqësia, energjia dhe turizmi janë disa prej potencialeve ekonomikë që ofron Shqipëria, e këto ishin disa prej fushave që Rama u bëri thirrje biznesmenëve italianë që të investojnë. “Besojmë se turizmi 5-10 e ardhshme do të jetë kantieri më i rëndësishëm”, u shpreh Rama duke vënë në dukje se qeveria shqiptare po përgatit edhe një program për agro-turizmin.

Sipas kryeministrit Rama, reforma në drejtësi do të jetë një element garancie për sipërmarrësit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: