Ekonomia

Arrihet marrëveshja me SHELL për bllokun katër, 42.4 mln euro investime në 7 vite për nxjerrjen e naftës

Ministria e Energjetikes dhe Kompania SHELL ranë dakord per firmosjen e marrëveshjes për shfrytëzimin e zonës naftëmbajtëse në zonën katër, pas dy vitesh negociatash. Pas firmosjes, Marrëveshja me Ndarje Prodhimi për Bllokun 4 në tokë do të përcillet për miratim në Këshillin e Ministrave dhe parashikon të realizoje investime rreth 42 milionë euro në 7 vitet e ardhshme. Blloku katër ndodhet në zonën e Dumresë.

Kërkimi i naftës në këtë Bllok do të kryhet në 3-faza;

Gjatë Fazës së Parë e cila do të zgjasë 3 vjet do të kryhen 125 km punime seismike 2D dhe ripërpunim i 125 km profileve seismike 2D. Angazhimi financiar minimal për Fazën e Parë shkon në rreth 8.5 milion USD.

 Faza e Dytë do të zgjasë 2 vjet. Gjatë kësaj faze do të kryhen 300 km punime seismike 2D dhe ripërpunim i 200 km profileve seismike 2D. Gjatë kësaj faze është opsional shpimi i një pusi kërkimi me thellësi 3000 m. Angazhimi financiar minimal për Fazën e Dytë shkon në rreth 20 milion USD.

 Faza e tretë do të zgjasë 2 vjet. Gjatë kësaj faze do të kryhet shpimi i një pusi kërkimi me thellësi minimale 3000 m dhe Angazhimi financiar minimal për këtë fazë arrin në 14 milion USD.

Kohëzgjatja e Kontratës për rastin nese do të kemi një zbulim të ri, pra periudha e Zhvillim-Prodhimit, do të jetë deri në 25 vjet me të drejtë zgjatje.

Në janar të këtij viti kompania SHELL njoftoi nisjen e operacionit për pusin Shpiragu 4. Sipas të dhënave paraprake parashikohet që kostoja e këtij operacioni të shkojë të paktën 72 milionë dollarë për një afat prej 395 ditë dhe me një thellësi shpimi prej 6101 metra.

Pusi Shpiragu-4 klasifikohet si një pus i thellë dhe është pusi i katërt që shpohet nga kompania Shell Upstream Albania, pas atyre Shpiragu-2, Molishti-1 dhe Shpiragu-3. Për të ardhur deri tek shpimi i pusit, kompania ka kryer më parë një volum punimesh sizmike dhe një sërë studimesh përgjithësuese gjeologjike.

Shell prej vitesh ushtron aktivitetin e saj në kërkim sipas një sërë marrëveshjeve. Në përfundim të shpimit dhe testimit të pusit Shpiragu-2, në Dhjetor të vitit 2013, kompania Shell ka deklaruar se ka bërë një zbulim të ri në pusin Shpiragu-2. Për të vlerësuar kapacitetin naftëmbajtës të zonës janë duke u shpuar disa puse vlerësimi, sipas një Programi Vlerësimi.

Ky program ka për qëllim të  vlerësojë nafte dhënien, të përcaktojë madhësinë e rezervuarit dhe qëndrueshmërinë ekonomike të projektit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button