Home / Kosova / Nëse sot nuk kalon Demarkacioni, duhen 10 ditë për ta kthyer në Kuvend

Nëse sot nuk kalon Demarkacioni, duhen 10 ditë për ta kthyer në Kuvend

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme për Demarkacion, ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli ka njoftuar se nëse nuk hidhet në votim dhe nuk kalon, Projektligji nuk mund të sillet në Kuvend për 10 ditë.

“Tani jemi në fillim të seancës së jashtëzakonshme për të vazhduar na duhen 2/3 e deputetëve të pranishëm në sallë”, ka thënë Veseli.

“Në qoftë se nuk kalon me 2/3 e kolegëve prezentë. 10 ditë Kuvendi nuk ka të drejtë me rikthy të njëjtën çështje në seancë”, ka njoftuar ai.

Me fillimin e seancës kanë marrë fjalën kryetarët e grupeve parlamentare, ku Glauk Konjufca ka kundërshtuar edhe një herë Demarkacionin, ndërsa Avdullah Hoti thotë se LDK-ja do ta votojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.