Home / Sporti / Sport – Rusia mbetet jashtë lëvizjes olimpike ndërkombëtare

Sport – Rusia mbetet jashtë lëvizjes olimpike ndërkombëtare

Rusia mbetet jashtë lëvizjes olimpike ndërkombëtare. Kështu ka vendosur Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në Pjongçang, duke rikonfirmuar dënimin për komitetin olimpik të Moskës, pas rasteve të shumta të dopingut nga ana e atletëve të tyre në vitet e fundit. Gjatë orëve të fundit u mendua se në ceremoninë e mbylljes së olimpiadës dimërore, atletët rusë do të mund të parakalonin me flamurin e tyre kombëtar, në vend të atij të olimpik. “Komiteti olimpik ndërkombëtar – shkruhej në njoftimin zyrtar – kishte marrë në konsideratë për ta hequr pezullimin në grup të atletëve rusë, nëse ata do të kishin respektuar vendimin e CIO të marrë në 5 dhjeror 2017. Por dy atletë rusë dolën pozitivë me doping gjatë lojërave dimërore në Pjongçang. Ky fakt është mjaft zhgënjyes e duke marrë në konsideratë edhe mendimet e të tjerëve, CIO ka vendosur të marrë në konsideratë faljen për Rusinë”. Kështu asnjë delegat nga Komiteti Olimpik Rus nuk ka mundur të marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes së olimpiadës dhe flamuri sur nuk ka qenë prezent. “Gjithnjë duke respektuar marrëveshjen e 5 dhjetorit – shkruhej më tej në njoftim –  pezullimi I Rusisë do të ndërpritej në rast se shoqata e sportit të lirë kundër dopingut do të konfirmonte se nuk kishte raste të tjera të shkeljes së përdorimit të dopingut nga kombëtarja ruse”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: