Rajoni

Vuçiq mbërrin në Berlin: Po më dhemb kryet para takimit me Merkel

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq me të mbërritur në Berlin, ku është pritur me nderime ushtarake ka folur për raportet e tij me Merkel. Mediat serbe kanë rikujtuar se takimi i sotëm me Merkel është i njëmbëdhjeti me radhë.

Ai ka thënë se fakti që është pritur me nderime të tilla flet se cfarë respekti ka Merkel ndaj Serbisë. Vuçiq ka thënë se takimet me kancelaren nuk janë të lehta. Ndërkohë që ka theksuar se po i dhemb koka duke u përgatitur për këtë takim.

“Mendoj se nuk ka ndonjë lider, jo vetëm nga këto anë, por edhe jashtë rajonit, që ka biseduar ose janë takuar me kancelaren. Esenca është se duhet të përgatiteni për biseda të tilla. Po më dhemb koka, dy net duhet të përgatitem për një takim të tillë që mos ta turpëroj Serbinë. Temat do të jenë rruga e Serbisë drejt BE’së, Kosova dhe Metohija, duhet patjetër këtë ta bisedojë me Merkelin” ka thënë Vuciq.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button