Home / Kronika / 22 kandidatë për 2 vende në Kushtetuese, mes tyre edhe emra të njohur për publikun

22 kandidatë për 2 vende në Kushtetuese, mes tyre edhe emra të njohur për publikun

Pranë Presidentit të Republikës ka pasur fluks aplikimesh për plotësimin e dy vendeve në Gjykatën Kushtetuese.
Për vendin vakant që la Sokol Berberi shprehën interes 22 kandidatë. 15 prej tyre kanë shprehur interes edhe për vakancën e përkohshme që u krijua pas dorëheqjes së Besnik Ymerajt.

Për listën e parë bien në sy emri i Kristaq Trajës dhe ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku, ndërsa interes për të dy vakancat kanë shprehur disa emra të njohur publikisht si prokurorët Rovena Gashi dhe Besnik Muçi, anëtari i KQZ-së, Denar Biba, apo dhe disa prej garuesve që nuk u bën dot anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Sipas Kushtetutës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi bën vlerësimin e kandidatëve dhe i rendit sipas meritës profesionale. Presidenti i Republikës zgjedh anëtaret mes kësaj liste.

Por Këshilli i ri i Emërimeve në Drejtësi u zgjodh pa vetting. Pikëpyetja që ngrihet është nëse KED do të bëjë renditjen e kandidatave para, apo pas verifikimit nga organet e vettingut.

Lista e kandidatëve:

Z. Alban Brati
Z. Avni Shehu
Z. Besnik Muçi
Z. Dedë Kasneci
Z. Denar Biba
Z. Gëzim Allaraj
Z. Ilir Mustafaj
Z. Ilir Panda
Z. Kristaq Traja
Z. Luan Dervishi
Z. Petrit Kaja
Z. Rexhep Bekteshi
Z. Sinan Tafaj
Z. Theodhor Sollaku
Z. Vladimir Gërmenji
Znj. Ardita Alsula
Znj. Arta Vorpsi
Znj. Elsa Toska
Znj. Regleta Panajoti
Znj. Rovena Gashi
Znj. Valbona Bala
Znj. Zhaklina Peto

Leave a Reply

Your email address will not be published.