Home / Kronika / Kallëzim penal për gjashtë zyrtarë për fshehje të pasurisë

Kallëzim penal për gjashtë zyrtarë për fshehje të pasurisë

ILDKPILDKP bëri me dije sot se në vazhdim të proçeseve të kontrollit të plotë dhe hetimit administrativ për zyrtarë të niveleve të ndryshme, ka konstatuar pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje të pasurisë, deklarim të rremë të interesave private, mungesë burimesh të ligjshme financiare për pasuritë e krijuara, transaksione të padeklaruara, të dyshimta dhe pa burime të ligjshme per periudhen 2009 – 2013 jashtë Shqipërisë, deklarime të rreme për huamarrje etj.

Në këto kushte, ILDKP ka kallëzuar penalisht zyrtarët Ardian Kalia, me funksion gjyqtar, Gjykata e shkallës së parë Tiranë, Irena Gjika, Drejtor i Drejtorisë së Regjistrimit dhe Shërbimit të Borxhit, Ministria e Financave, Artan Bega, me funksion Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Artur Taraj, me funksion Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Arben Xhaferi, me funksion Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Agron Selimaj, me funksion Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

ILDKP bën me dije se “ka dërguar pranë Prokurorisë së Përgjithshme kallëzimet penale për subjektet e lartpërmendur për veprat penale të fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë dhe pastrimit të produkteve të veprës penale parashikuar nga nenet 257/a/2 dhe 287 të Kodit Penal”.

Gjithashtu, ILDKP ka njoftuar institucionet eprore për marrjen e menjëhershme të masave disiplinore si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për ndjekjen e mëtejshme të rasteve me transaksione të dyshimta brenda dhe jashtë vendit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: