Kronika

EUreporter: Shqipëria përgëzohet për luftën kundër krimit të organizuar, kusht për fillimin e negociatave

Autoritetet thonë se ngarkesa më e madhe e kokainës e gjetur ndonjëherë në Shqipëri, me një vlerë prej 180 milionë eurosh, është një shembull i progresit të bërë në adresimin e problemit, shkruan sot EUreporter.

Vendi ballkanik ish-komunist është nën presionin e madh perëndimor për të avancuar në luftën kundër trafikut të drogës dhe formave të tjera të krimit të organizuar si pjesë e kushtit të saj për të hyrë në BE.

E ndodhur në kryqëzimin midis Europes Lindore dhe asaj Perëndimore, Shqipëria ka qenë burim për marijuanën si edhe një rrugë kalimi për kokainën dhe heroinën drejt tregjeve europiane.

Partia në pushtet në Shqipëri ka miratuar një pakete reformash, që përfshin ndalimin e krimeve të rënda, që plotëson një nga kushtet kryesore të BE-së për të hapur negociatat e pranimit në Union.

Të mërkurën, policia shqiptare kapi 613 kilogramë kokainë në Durrës, të mbështjellë në 528 pako, e fshehur nën tapicerinë e një kontenieri me ngarkesë bananesh, ardhur nga Kolumbia.

Ngarkesa me banane dhe kokainë kishte kaluar nga Italia dhe Malta drejt Shqipërisë.

Ngarkesa u kap dhe janë kryer dy arrestime. Operacioni i kryer ishte i suksesshëm, pavarësisht mungesës së një sinjali nga vendet europiane, në të cilat kaloi ngarkesa para mbërritjes në portin e Durrësit.

Autoritetet shqiptare thonë se ndërveprimi i menjëhershëm dhe efektiv mes policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda siguroi përfundimin e suksesshëm të operacionit.

Në të kaluarën, rritja e krimit të organizuar në vendin e vogël juglindor shihej si një pengesë për kredencialet e anëtarësimit në BE.

Ky është një vend që aktualisht është duke u përballur me shumë sfida të brendshme, por reporteri i Parlamentit Europian për dosjen e Shqipërisë, eurodeputeti socialist gjerman, Knut Fleckenstein ka vlerësuar përpjekjet e vendit për të luftuar krimet e rënda.

“Që nga vera e vitit 2014 Shqipëria ka qenë një kandidate për anëtarësim në BE dhe që atëherë ajo ka bërë një progres të vazhdueshëm”, deklaroi ai.

Ai tha se ”miratimi i reformave të gjera përbën një moment historik në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe për t’u shndërruar në një vend modern”.

“Ulja e korrupsionit dhe krimit të organizuar janë vendimtare për jetën e përditshme në Shqipëri”, shtoi ai.

Gjithashtu, komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn përshëndet procesin e reformave duke thënë së fundmi se Komisioni së shpejti do të rekomandojë, ka shumë të ngjarë verën e ardhshme, që vendet anëtare të fillojnë negociatat e pranimit të Shqipërinë në BE.

Hahn, tha se Shqipëria kishte kryer reforma të rëndësishme dhe ishte kualifikuar për ndërmarrjen e këtij hapi.

Pasi vizitoi Tiranën të dielën (25 shkurt), presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker përshëndeti qeverinë shqiptare për përparimet e bëra në përpjekjet për kryerjen e reformave për integrimin europian.

Juncker tha se ”Shqipëria nuk pushon së akumuluar progres sepse ka ndërmarrë shumë reforma strukturore në shumë fusha. Progresi është impresionant dhe kjo do ta bindë Komisionin Europian të rekomandëjë hapjen e negociatave të amëtarësimit”.

Një tjetër koment vjen nga Luke Coffey, drejtor i Qendrës për Politikën e Jashtme në Heritage Foundation, i cili thotë se ”Shqipëria ka shumë për t’u krenuar. Vendi u anëtarësua në NATO në vitin 2008, duke u shndërruar në vendin e dytë anëtar të aleancës me popullsi me maxhorancë myslimane. Në vitin 2004 ai u në kandidat zyrtar për t’u anëtarësuar në BE. Për një vend që ndodhet në një rajon ballkanik me trazira, në depresion ekonomik dhe të shkatërruar nga luftrat këto janë arritje të rëndësishme”.

Deputetët e Parlamentit Europian kanë përshëndetur gjithashtu progresin e Shqipërisë për reformat që kanë lidhje me anëtarësimin në BE si edhe progresin e mirë në luftën kundër krimit të organizuar duke thënë se ky mund të jetë një element kyç në përparimin e procesit të anëtarësimit dhe fillimin e negociatave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button