Home / Rajoni / Athina merr këstin e tretë prej 5,7 miliardë eurosh të ndihmës ekonomike
National Bank of Greece headquarters in Athens, Greece

Athina merr këstin e tretë prej 5,7 miliardë eurosh të ndihmës ekonomike

Greqia njoftoi se i është hapur drita jeshila nga kreditorët europianë për marrjen e një kësti të ri prej 5,7 miliardë eurosh, nga programi i huas, që përfundon në gusht.

“Dhënia e 5,7 miliardëve do të ndodhi deri në fund të marsit pasi të miratohet nga Parlamentet kombëtare të atyre vendeve ku kjo procedurë kërkohet”, njoftoi Ministria greke e Financave në një komunikatë.

Kjo dritë jeshile, e hapur gjatë një mbledhje të grupit “Euroworking”, ekspertët e zonës euro që përgatisin Eurogrupin, mbyll formalisht fazën e tretë të mbikëqyrjes nga kreditorët të reformave që i janë diktuar Greqisë në këmbim të mbajtjes së saj nën  injektim financiar, që prej korrikut 2015.

Leave a Reply

%d bloggers like this: