Home / Kronika / Pezull kandidatët për Kushtetuesen, Manja: KED nuk duhet të mblidhet pa veting

Pezull kandidatët për Kushtetuesen, Manja: KED nuk duhet të mblidhet pa veting

Çështja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese mbetet pezull, pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, sipas Ulsi Manjës nuk duhet të mblidhet pa kaluar vettingun.
“Është e qartë në Kushtetutë kjo, KED thotë Kushtetuta, i nënshtrohet menjëherë vetingut, çka do të thotë anëtarët e KED duhet të kalojnë procesin e vetingut para se të bëjnë filtrin e kandidatëve për në gjykatën kushtetuese, qoftë të kandidaturave të Presidentit, qoftë të atyre që çon Kuvendi”, thotë Manja.

Sipas tij, ndryshe nga rasti i Prokurorit të Përgjithshëm, ku thuhej se nuk i nënshtrohet vetingut me përparësi, ndërsa për anëtarët e KED thuhet se i nënshtrohen vetingut menjëherë.

“Edhe për Prokurorin e Përgjithshëm Kushtetuta ka folur shumë qartë, i nënshtrohet me përparësi vetingut, jo menjëherë. Ka bërë të qartë dallimin ça do të thotë fjala “menjëherë” dhe “me përparësi”. Për anëtarëet e KED është shkruar e zeza mbi të bardhë, i nënshtrohen menjëherë vetingut”, thotë Ulsi Manja më tej.

Sipas Kushtetutës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi bën vlerësimin e kandidatëve dhe i rendit sipas meritës profesionale. Presidenti i Republikës zgjedh anëtaret mes kësaj liste.

Por Këshilli i ri i Emërimeve në Drejtësi u zgjodh pa vetting. Pikëpyetja që ngrihet është nëse KED do të bëjë renditjen e kandidatave para, apo pas verifikimit nga organet e vettingut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.