Home / Rajoni / BEOGRAD-Samiti i ardhshëm për Ballkanin Perëndimor më 9-10 korrik në Londër

BEOGRAD-Samiti i ardhshëm për Ballkanin Perëndimor më 9-10 korrik në Londër

Samiti i ardhshëm për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit, do të zhvillohet në Londër, nga datat 9-10 korrik, deklaroi për agjencinë zyrtare serbe të lajmeve, TANJUG, Andrew Page, koordinator i samitit, i pranishëm në Forumin Ekonomik të Kopaonikut, që po zhvillohet në jug të Serbisë.

”Britania e Madhe ka vëzhguar, pavarësisht Brexit, dhe është e interesuar të vazhdojë të mbështesë Ballkanin Perëndimor”, shtoi Page.

”Mes prioriteteve të samitit të Londrës do të jenë stabiliteti ekonomik, zhvillimi i rrjetit infrastrukturor – rrugët, autostradat dhe hekurudhat – përfshirë transformimin dixhital dhe mundësimin e punësimit të të rinjve”, theksoi ai.

Samiti i fundit për Ballkanin Perëndimor u zhvillua korrikun e kaluar në Trieste.

Leave a Reply

%d bloggers like this: