Home / Kosova / Gjykata Themelore në Gjakovë shpall të pafajshëm Fatmir Limajn

Gjykata Themelore në Gjakovë shpall të pafajshëm Fatmir Limajn

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka shpallur të pafajshëm Fatmir Limajn në lidhje me vrasjet e dy civilëve shqiptarë gjatë kohës së luftës. Aktakuza kishte të bënte me vrasjen e dy civilëve: Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës. Hoxha e Binishi u vranë më 2 tetor 1998 gjatë kohës së luftës, pasi, sipas prokurorisë, ishin marrë nga persona të maskuar e të armatosur me uniforma të UÇK-së. “Nuk provohen elementet e veprës penale dhe i pandehuri lirohet nga aktakuza” ka thënë sot gjykatësi i rastit. Fatmir Limaj, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktualisht është zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës dhe kryetar i partisë politike Nisma. Fatmir Limaj është akuzuar edhe në të kaluarën për krime lufte, por në fund gjykata e ka shpallur të pafajshëm dhe kishte vendosur ta lironte për mungesë provash.

Leave a Reply

Your email address will not be published.