Home / Ekonomia / HEC-et në Valbonë, Donald Lu jep mesazhin e qeverisë amerikane

HEC-et në Valbonë, Donald Lu jep mesazhin e qeverisë amerikane

Ambasadori amerikan Donald Lu ndodhet në Bajram Curr pasi është i ftuar nga ‘Shoqata Toka’ e cila ka organizuar një agjendë tre ditore për informimin publik për HEC-et në Valbonë.

Ekspertë dhe qytetarët po zhvillojnë një takim me përfaqësues të kompanisë “Gener 2” lidhur me ndërtimin e Hidrocentraleve në Valbonë.

Në takim merr pjese edhe ambasadori i  OSBE-së, Robert Boschard.

Në fjalën e tij në emër të qeverisë amerikane ambasadori Lu bëri apel për dialog të hapur.

Donald Lu: “Qeveria e SHBA mbështet një dialog të hapur dhe konstruktiv mes shoqërisë civile kompanive private dhe qeverisë shqiptare. Përgëzojmë të tre për pjesëmarrjen e sotme në këtë diskutim të rëdëndëshsihëm.

Shpresojmë që diskutimet të çojnë në dialog afatgjatë që u lejon të treteve të punojnë së bashku për zhvillimin e mbrojtjen e burimeve natyrore të Shqipërisë dhe një nga parqet kombëtare më të bukur të Shqipërisë

Leave a Reply

%d bloggers like this: