Home / Ekonomia / Borxhet e Rezart Taçit ndaj shtetit. Gjykata cakton ekspertë kontabël për taksat e papaguara nga Armo

Borxhet e Rezart Taçit ndaj shtetit. Gjykata cakton ekspertë kontabël për taksat e papaguara nga Armo

Rezart Taçi, në verën e vitit të kaluar mori pafajësinë nga Gjykata e Apelit për të njëjtën akuzë, por për taska që duhej t’ia paguante pushtetit vendor. Ndërsa në procesin që është në gjykim, Taçi akuzohet se gjatë viteve 2011-2013 ka shmangur pagesën e TVSH-së, akcizës dhe taksën e karbonit. Një nga provat më të forta që organi i akuzës pretendon se ka në dorë ndaj Taçit është fakti se, në një kohë kur Armo nuk shlyente detyrimet tatimore me argumentin se nuk kishte likuiditet, hetuesit kanë konstatuar se janë realizuar tërheqje të konsiderueshme disa milionë euro nga llogaritë bankare të firmës, të cilat nuk dihet se ku kanë përfunduar.

Ashtu si edhe në procesin e parë, Rezart Taçi po gjykohet në mungesë, pasi prej më shumë se dy vitesh është larguar nga vendi. Ai u akuzua edhe nga autoritetet zviceriane për mashtrime me disa firma, por për momentin nuk dihet se si kanë përfunduar këto procedura.

Leave a Reply

%d bloggers like this: