Home / Kronika / Shpërthimi, policia gjen te dyqani mjete për prodhimin e bombave, arrestohet i plagosuri Hoxha

Shpërthimi, policia gjen te dyqani mjete për prodhimin e bombave, arrestohet i plagosuri Hoxha

Zbardhen detaje të reja lidhur me shpërthimin e ndodhur një ditë më parë pranë Drejtorisë së Higjienës në Tiranë në një dyqan celularësh, ku mbeti i plagosur pronari i biznesit Gentian Hoxha.

Grupi hetimor ka gjetur prova që mbështesin pistën e ngritur dje sipas së cilës i plagosuri montonte mina me telekomandë në biznesin e tij.

Hetuesit kanë gjetur në dyqan 3 detonatorë, dy kapsolla, përcjellës, pluhur tritoli dhe një mikroskop që përdorej për montimin e bombave.

Policia dyshon se në dyqan mund të ketë pasur edhe lëndë tjetër shëprthyese kur ndodhi ngjarja. Pas gjetjes së këtyre provave, policia i komunikoi arrestin në spital shtetasit Gentian Hoxha për akuzën e “armëmbajtje pa leje”.

Sipas hetuesve, ai prodhonte bomba me telekomandë dhe i shiste grupeve kriminale.

Hetuesit po vijojnë veprimet për zbulimin e aktivitetit të plotë të këtij shtetasi dhe identifikimin e personave për të cilët ai prodhonte bombat./a.m.

Leave a Reply

%d bloggers like this: