Home / Rajoni / Sllovakët mësojnë nga luftërat në ish-Jugosllavi

Sllovakët mësojnë nga luftërat në ish-Jugosllavi

Sllovakët duan që nxënësit e tyre të mësojnë nga pasojat e luftërave tragjike në ish-Jugosllavi. Luftërat në këto hapësira kanë dëshmuar, se cilat mund të jenë pasojat e tmerrshme të nacionalizmit.

Qendra për Studime Evropiane është një organizatë joqeveritare në Bratislavë (Sllovaki), e cila merret me integrimet evropiane. Ajo së bashku me organizatat partnere nga rrjeti QEP (Qndra e Politikës Evropiane), nga Bosnje-Hercegovina, Cekia dhe Kroacia, kanë përgatitur një projekt për zhvilimin e tolerancës dhe dallimeve. Pjesëmarrësit e projektit punojnë me të rinjtë.

Projekti zyrtarisht ka filluar të realizohet në fillim të marsit 2018 dhe do të zgjatë deri në fund të shkurtit të vitit 2019. Ai financohet nga Komisioni Evropian, në kuadër të programit Erasmus, si dhe Fondacioni Konrad Adenauer, thotë koordinatori Kamil Sladek. “Ne duam të mësojmë nga përvojat e njerëzve në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë, në veçanti për pasojat që një vendi mund t’i sjellinn nacionalizmi dhe ekstremizmi. Ne duam të shohim, se cilat janë gabimet e bëra në këto vende, që kanë shkaktuar krime dhe shkatërrime të tmerrshme në këto vendi, në mënyrë që ato të mos përsëriten kurrë më”, thotë ai.

Si ta njohim urrejtjen, nacionalizmin dhe mungesën e tolerancës?

Kolegu i tij Martin Krizh punon në arsim dhe është i shqetësuar: “Edhe tek ne në Sllovaki ka urrejtje. E shoh që po ringjallen disa urrejtje të vjetra. Në Sllovaki dhe Çeki për fakt të keq nuk ka programe shkollore që merren me pasojat e ketyre dukurive, ndaj duam që këto tema të trajtohen në programet joformale. Në këtë mënyrë do të mësohet për vlerat elementare njerëzore”, thotë Marin. “Ne jemi të interesuar për përvojat e njerëzve në këto vende, për përjetimet e tyre. Në veçanti na intereson e gjithë ajo që ka ndodhur pas vdekjes së Titos. Cilat janë shkaqet për një urrejtje kaq të thellë? Si kanë filluar shkatërrimet? A kanë mundur të parashikohen gjërat?”, thotë Martin Krizh.

Mesazhet nga e kaluara

Qëllimi i kësaj organizate është që të mësohet nga e kaluara, që të identifikohen gjërat që kanë shkaktuar nacionalizmin dhe urrejtjen fetare dhe që ato të mos përsëriten më. Pjesëmarrësit e projektit janë arsimtarë, profesorë dhe mësues – dhjetë nga Sllovakia dhe dhjetë nga Çekia, si dhe pesë nga Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina. Në projekt marrin pjesë edhe organizata nga Sllovakia, Çekia, Vukovari, Srebrenica, Tuzla dhe Bratislava.

“Ne gjatë këtij projekti do të vizitojmë shumë vende ku janë bërë krime gjatë viteve 90-të. Qëllimi i këtij projekti është që të kujtojmë se çfarë do të thotë urrejtja dhe nacionalizmi dhe deri ku mund të çojnë ato. Duam të theksojmë edhe rëndësinë e bashkëpunimit. Nuk mjaftonë të mësojmë vetëm gjërat teorike, ndaj duam të shohim edhe vetë, se cilat janë pasojat konkrete”, thonë Kamili dhe Martini.

Mësimi në vendin e ngjarjes

Seminaret do të mbahen në Srebrenicë, Vukovar, Bratislavë dhe vende të tjera, ndërkohë që do të ketë edhe udhëtime në shumë vende, ku janë bërë krime. “Ne duam që mësimet të zhvillohen edhe në vendet ku janë bërë krime, në Kroacia dhe Bosnje – në Vukovar, Srebrenicë, Sarajevë… Ky ëshë një shans për krijimin e partneriteteve të reja”, thotë Sladek.

Synimi kryesor është që të rinjtë të mësojnë për të kaluarën, që studentët sllovakë dhe çekë të mësojnë nga mësuesit dhe profesorët nga Bosnje-Hercegovina dhe Kroacia. “Ne së bashku duam që tek të rinjtë të zhvillojmë ndjenjën e përbashkët se duhet të luftojmë kundër nacionalizmit dhe radikalizmit që mund të shkatërrojnë një shoqëri. Duam që të rinjtë të kuptojnë se çfarë do të thotë urrejtja, lufta dhe pajtimi. Ne nuk mund t’ua imponojmë një të menduar të caktuar, por duam që ata të mendojnë vet për këto gjëra dhe të kutojnë se cilat mund të jenë pasojat, që mund të ndihmojë edhe në zgjidhjen e problemeve të sotme në Evropë”, thotë në bisedë me DW Kamil Sladek.

Leave a Reply

Your email address will not be published.