MaqedoniaRajoni

Zoran Zaev takim gjatë javës me Afrim Gashin, bisedime për hyrje në qeveri

Para disa javëve kryeministri Zoran Zaev edhe publikisht paralajmëroi se shumë shpejtë qeveria e tij do të ketë edhe rekonstruimin e parë e me këtë rast flitet se nuk do të shpëtojnë nga ‘fshisa’ e tij ministra, zv.ministra, sekretar shtetërorë e madje edhe drejtorë të agjencive dhe ndërmarjeve të mëdha shtetërore për punën e të cilëve kryeministri mund të mos jetë i kënaqur, transmeton Zhurnal.mk.

Ndërkohë që gjavë kësaj jave pritet edhe të mbahet një takim i dytë mes kryeministrit Zaev dhe kreut të Lëvizjes Besa (krahu i Shkupit) Afrim Gashi, ku sipas burimeve partiake temë e bisedimeve do të jetë pikërisht përfshirja e kësaj partie në kabinetin qeveritarë.

Ndryshe, siç duket pikërisht kjo lëvizje e re që pritet të ndodhë në skenën politike ka shtyrë kreun e Lëvizjes Besa (krahu i Tetovës) Bilall Kasami që të fillojë manipulimin e opinionit me nxjerjen në opinion të një dokumenti nga regjistri qendrorë ku ende figuron si kryetar i partisë Bilall Kasami.

Mirëpo, burime të Agjencisë së lajmeve Zhurnal tregojnë se dokumenti në fjalë mund të nxiret në çdo kohë pasiqë faktikisht për momentin ende figuron ai si kryeta partie pasiqë ende nuk ka mbaruar procesi gjyqësorë i cili do të konstatojë edhe kryetarin e vërtetë të partisë i cili më pas do të ketë edhe të drejtën e shfrytëzimit të vulave e që do jetë kryetar legjitim i Lëvizjes Besa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button