Home / Bota / Francë, ndalohet ish-presidenti Nicolas Sarkozy, mori financime nga Kadafi!

Francë, ndalohet ish-presidenti Nicolas Sarkozy, mori financime nga Kadafi!

Nicolas Sarkozy u shoqërua ne polici për t’u marrë në pyetje në kuadrin e një hetimi mbi parregullsitë e dyshuara rreth financimeve të fushatës së tij të suksesshme presidenciale në 2007-tën.
Është hera e parë që dëgjohet se çka për të thënë ish-presidenti francez në lidhje me këtë çështje që prej nisjes së hetimit prillin e vitit 2013.

Ndalimi i tij mund të zgjasë edhe 48 ore. Autoritetet franceze janë duke verifikuar pretendimet se Sarkozy ka marre financime të paligjshme prej miliona eurosh nga regjimi i ish-diktatorit të vrarë, Muamar Gadafi.

Një person pranë hetimit pohoi për Associated Press se ish-shefi i Elizesë është marrë në pyetje nga policia në komisariatin e Nanterre, në perëndim të
Parisit. Që prej publikimit nga site-i Mediapart majin e 6 viteve më parë të një dokumenti libian ku evidentoheshin financimet e Libisë së Gadafit për fushatën e Sarkozy, hetimi ka avancuar ndjeshëm duke i shtuar dyshimet që rrethojnë origjinën e një pjesë të fondeve të përdorura asokohe nga politikani konservator.

Nëntorin e 2016-tës, në mesin e paraprakeve të Partisë Republikane, ndërmjetësi Ziad Takieddine doli me pretendimin se kishte transportuar 5 milionë euro kesh nga Tripoli në Paris në periudhën ndërmjet fundit të 2006-tës dhe fillimit të 2007-tës, të cilat ia ka dorëzuar me pas Claude Gueant dhe Nicolas Sarkozy, atëherë minister i Brendshëm.

Rrëfimi i tij është konfirmuar edhe nga persona të ndaluar shtatorin e 2012-tës nga Abdallah Senoussi, ish-kreu i inteligjencës ushtarake libiane. Dhe kjo nuk është e gjitha. Librat e llogarive të ish-ministrit libian të naftës, Choukri Ghanem të vdekur po në 2012-tën në rrethana të paqarta, e të rekuperuar nga drejtësia franceze, përmendin gjithashtu derdhjen e një shume të konsiderueshme parash në emër të Nicolas Sarkozy.

Një ish-ndihmës i Sarkozy, Alexandre Djouhri, u arrestua në Londër këto kohët e fundit, ndërsa po sot është marrë në pyetje dhe një ish-ministër, njëkohësisht aleat i ngushtë i ish-presidentit, Brice Hortefeux.

Gishti i akuzës ndaj ish-presidentit francez është ngritur nga një ish-biznesmen franko-libian, Ziad Takieddine, dhe disa zyrtarë të regjimit të dikurshëm të Gadafit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: