🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 21 May 2026
S&P 500 7,407 ▼0.35%
DOW 49,906 ▼0.21%
NASDAQ 26,152 ▼0.45%
NAFTA 100.43 ▲2.21%
ARI 4,519 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $77,223 ▲ +0.22% ETH $2,132 ▲ +0.28% XRP $1.3639 ▼ -0.24% SOL $86.4000 ▲ +0.84%
S&P 500 7,407 ▼0.35 % DOW 49,906 ▼0.21 % NASDAQ 26,152 ▼0.45 % NAFTA 100.43 ▲2.21 % ARI 4,519 ▼0.36 % S&P 500 7,407 ▼0.35 % DOW 49,906 ▼0.21 % NASDAQ 26,152 ▼0.45 % NAFTA 100.43 ▲2.21 % ARI 4,519 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
21 May 2026
Breaking
Ekonomia

BB: Në Shqipëri, ata me 8-vjeçare “biznesmenë”, ata me shkollë të lartë “hyzmeqarë”

Banka Botërore ka publikuar raportin e fundit për tendencat e punësimit, që merr në analizë treguesit në Ballkanin Perëndimor dhe disa vende të rajonit, që janë pjesë e BE-së në periudhën 2016-2017. Raporti sjell të dhëna interesante, që marrin një kontekst tjetër kur krahasohen në raport me rajonin dhe një prej tyre, është pjesa e pagave të ulëta dhe përqendrimit të kësaj page në ekonomi. Sipas raportit, përqendrimi i lartë i pagave të ulëta është udhëheqësi kryesor i pabarazisë së pagave në përgjithësi në rajon. “Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina raportojnë nivelin më të lartë të pagave, kurse Shqipëria më të ulëtën”, – vlerëson raporti.

Një e dhënë tjetër interesante është edhe ajo e strukturës së punësimit tek popullsia në moshë pune. Sipas raportit, Shqipëria mban rekordin e atyre që janë të vetëpunësuar, por që kanë nivel arsimimi 8-vjeçar. Kur në rajon pjesën më të madhe të të vetëpunësuarve e zënë ata që kanë arsim të mesëm.

Kurse punësimin më të lartë në sektorin privat, Shqipëria e raportoi në segmentin e atyre me arsim të lartë.
“Në mesatare, rreth gjysma e të vetëpunësuarve në Ballkanin Perëndimor ishin me shkollë të mesme. Në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë, më shumë se 60% kishin një nivel arsimimi mesatar në 2016, më pak të arsimuarit ishin grupi i dytë më i madh mes të vetëpunësuarve kurse ata me arsim të lartë zinin rreth 11%, në një mesatare. Në kontrast me këtë, në Shqipëri dhe Maqedoni, shumica e të vetëpunësuarve ishin ata me nivel më të ulët arsimimi.

Në termat e edukimit në total, punësimi u rrit në të gjitha grupet e edukimit, por më së shumti tek ata me arsim të mesëm në të gjitha vendet, me përjashtim të Shqipërisë. Kjo e fundit raportoi rritjen më të madhe të punësimit në segmentin e atyre me arsim të lartë”, thuhet në raport.

Punësimi part-time

Ky lloj punësimi, sipas Bankës Botërore, ishte më pak i përhapur në vendet e Ballkanit Perëndimor duke zënë 11% në vitin 2017. “Shqipëria ishte e vetmja që raportoi një shifër të lartë edhe pse me tendencë tkurrjeje për të punësuarit part-time, që zënë 20% të punësimit total. Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina renditen më pas me 10.6% dhe 9%. Në vendet e tjera të rajonit punësimi part-time ishte 5-6%. Kjo është e njëjtë me vendet e tjera pjesë e BE-së që i janë bashkuar këtij komuniteti mes 2004-2013” thuhet në raport.

Emigrimi njeh një tjetër kulm

Vendet e Ballkanit Perëndimor po vuajnë nga largimi i trurit pasi pjesa që po emigron është pikërisht pjesa me arsim të lartë. BB vëren se është rritur pjesa e popullsisë që ka emigruar në raport me popullsinë totale, një raport që po thellohet duke zënë më shumë se 30%. Saktësisht Shqipëria është e dyta në këtë renditje me 1.05 milionë emigrantë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.