Ekonomia

Peleshi në Hollandë: Rihapet së shpejti procesi i dhënies me qira të tokave bujqësore

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ndodhet për një vizitë në Hollandë, ku gjatë një takimi në ministrinë homologe, dhe më pas vizitës në universitetin nr. 1 në botë për inovacionin në bujqësi, Wagenigen University, i njohu ata me mundësitë që ofron Shqipëria për të investuar në këtë sektor.
“Takimi me bizneset në Hollandë është mjaft i dobishëm për Shqipërinë. Shpresojmë që kjo vizitë do na shërbejë për të ndërtuar ura bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Hollandës në fushën e bujqësisë, agropërpunimit dhe zhvillimit rural. Jemi të gjithë duke u përpjekur që ti tregojmë Europës dhe BE se sa e interesuar është Shqipëria që ta meritojë anëtarësimin e plotë në BE. Ne presim hapjen e negociatave. Hollanda është një vend i rëndësishëm, që duhet bindur për rrugën tonë të reformave, siç është reforma në drejtësi por edhe reforma strukturore në shumë sektorë të tjerë. Pra ne meritojmë që Europa të hapë dyert e veta për të na dhënë mundësinë të ecim shumë shpejt drejt integrimit të plotë. Kjo vizitë pati rëndësi për bujqësine, por i shërbeu edhe axhendës së përbashkët së shoqërisë shqiptare, për integrimin europian”, tha ministri Peleshi.

Ai njohu të pranishmit me rihapjen e procesit të dhënies me qira të tokave bujqësore pas auditimit të muajve të fundit, të cilat do të jenë në dispozicion të investitorëve vendas dhe të huaj, përfshi këtu dhe projektin IPARD që çelet në prill.

Ndërsa ambasadorja e Shqipërisë në Hollandë, Adia Sakiqi, në fjalën e saj u shpreh: “Është shumë i rëndësishëm zhvillimi rural, por edhe sesi arkitektët hollandezë do të kenë një pjesëmarrje në zhvillimin e 100 fshatrave që do ti japin formë të ardhmes së fshatit shqiptar, që do jetë një fshat shembullor, turistik, njësoj si këta shembujt që kemi parë në Hollandë”

Ministri Peleshi foli dhe për projektin e “100 fshatrave” për të cilin tha: “Nga kontakti që pata me arkitektët hollandezë pashë edhe interesin e tyre për tu përfshirë në projekt. Shpresoj që do të mund të ndërtojmë një pasaportë projektesh për çdo fshat, për secilin nga 100 fshtatrat”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button