Home / Kronika / Nëndetësja turke “TCG PREVEZE S-353”, katër ditë në Durrës

Nëndetësja turke “TCG PREVEZE S-353”, katër ditë në Durrës

Në kuadër të planit të bashkëpunimit ndërmjet Forcës Detare Shqiptare dhe asaj të republikës së Turqisë, më datën 22 mars 2018, mbriti për një vizitë portuale 4 ditore në portin e Durrësit, Nëndetësja “TCG PREVEZE S – 353”. Nëndetësja u shoqërua në port nga motovedeta e Flotiljes sonë Detare “P-110”.

Në molin 4 të portit Durrës, Nëndetsja “TCG Preveze”, u prit nga përfaqësues të Forcës Detare, të Autoritetit e Sigurisë Portuale Durrës, të Policisë Ushtarake, etj. Qëllimi i kësaj vizite është rritja e nivelit të bashkëveprimit midis Forcës  Detare Shqiptare dhe Flotës Turke.

Në ditën e dytë të qëndrimit, me datë 23 mars 2018, Komandanti i nëndetses TCG Preveze, Kapiten i Rangut të II -të C.Cen KUS, i shoqëruar nga Zv/Atasheu Turk në Shqipëri, Kapiten Adem Turksoy dhe kuadro të Nëndetëses, zhvilluan një vizitë në Komandën e Forcës Detare, Plepa, Durrës.

Ushtarakët turq u pritën nga Komandanti i Forcës Detare, Gjeneral major Ylber Dogjani, i cili i uroi mirëseardhjen në vendin tonë Kapiten C.Cen KUS dhe ekuipazhit të Nëndetëses. Gjeneral Dogjani vlerësoi kontributin e dhënë nga qeveria turke për arsimimin, trajnimin e personelit, mbështetjen logjistike, si dhe bashkëpunimin e anijes “Butrinti” me homologët turq në kuadër të operacionit “Sea Guardian” në detin Egje.

Në takim u diskutua për rritjen e bashkëpunimit nëpërmjet realizimit të stërvitjeve dhe trajnimeve të përbashkëta, shkëmbimit të eksperiencave nëpërmjet realizimit të vizitave portuale të ndësjellta, etj. Ushtarakët e Nëndetëses turke zhvilluan një vizitë në Bashkinë dhe në Prefekturën e qytetit të Durrësit.

Gjatë këtyre takimeve me autoritetet civile u diskutua fryma e miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy popujve e dy vëndeve tona, si dhe mundësitë e shtimit të këtij bashkëpunimi në fushën e turizmit e ekonomisë. Në ditët e qëndrimit në port, pati vizita të personaliteteve të larta diplomatike, ushtarake dhe vizita të qytetarëve në nëndetëse. Ndërkohë personeli i Nëndetëses ka vizituar objektet muzeale dhe kulturore të Durrësit e Krujës, etj. Nëndetësja turke “TCG PREVEZE S – 353”, u largua nga porti i Durrësit paraditen e 25 marsit 2018.

One comment

  1. Nendetsja Preveze…shum e qarte se kush qenka kumbare i kesaj nendetse dhe njekohsisht me duket se eshte edhe nje porosi per keta tanet qe tentojne ta japin detin tone per interesat e veta personale e familjare…gjynah qe te huajt per interesat e veta jane te detyruar ta mbrojne detin tone..

Leave a Reply

%d bloggers like this: