Home / Ekonomia / TEC me gaz në Korçë, investim privat 500 milion euro, prezantohet projekti nga IVICOM GmbH

TEC me gaz në Korçë, investim privat 500 milion euro, prezantohet projekti nga IVICOM GmbH

Ashtu siç ishte parashikuar në Maserplanin e gazit per  potencialet e vendit ne zhvillimin e sektorit te gazit, termocentrali i Korçës duket se po shkon drejt konkretizimit. Ministria për Infrastrukutrën dhe Energjinë bëri me dije se Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe kompania IVICOM GmbH, kanë prezantuar tashmë projektin për ndërtimin e një termocentrali me gaz me fuqi 500 MË për prodhim energjie dhe ngrohje në periferi të qytetit të Korçës. Në tryezë merrnin pjesë përfaqësues të nivelit të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe përfaqësuesve nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ERE, KESH, OST, OSHEE, AAA Shqipëri, Bashkia e Korçës dhe Prefektura e Korçës.

Specialistë nga IVICOM GmbH dhe Konsulentët prezantuan projektin dhe studimet e fizibilitetit të Tregut të përgatitura përgjatë 9 muajve të fundit. Një analizë gjithëpërfshirëse e tregjeve Rajonale dhe Shqiptare të energjisë elektrike, gazit dhe ngrohjes, sipas studimit dëshmon qendrueshmërinë financiare të këtij investimi.

Investimi i kompanisë austriake IVICOM GmbH për ndërtimin e këtij centrali parashikohet të arrijë në 500 milion euro. Ai propozohet të jetë tërësisht privat, pa asnjë ndikim në Buxhetin e Shtetit.

Korça u përzgjodh si vendi i propozuar ku mund të ndërtohet Centrali me gaz per ngrohje dhe prodhim energjie, pasi ardhja e gazit natyror në Shqipëri nëpërmjet TAP krijon një mundësi për të pasur burim të sigurtë dhe efikas të prodhimit të energjisë, të shkëputur nga kushtet e pasigurta hidrologjike, dhe për këtë arsye ai do të shërbejë në rritjen e sigurisë së furnizimit.

Gjithashtu, përveç rritjes së ekonomisë lokale nga ndërtimi i serave, sipas studimit, ky investim mund të sigurojë ngrohje efikase dhe të pastër për banorët e Korçës përmes një rrjeti të ngrohjes qendrore.

Dy termocentralet në Korçë dhe Kuçovë

Qeveria prezantoi në fillim të vitit te shkuar masterplanin që lidhet me gazifikimin e vendit. Gjetjet e këtij studimi ishin të shpërndara në disa aspekte, duke e lidhur mes të tjerash potencialin që ka Shqipëria për shfrytëzimin e gazit (konsumatorët familjarë dhe bizneset), gjurmën kryesore dhe që është rentabël, rigjallërimi i industrisë së plehrave kimike, por edhe ndërtimin e termocentraleve.

Aktualisht në vend është i ndërtuar vetëm Termocentrali i Vlorës, i cili nuk është vënë punë për dy arsye, e para një defekt në sistemin e ftohjes dhe e dyta kostoja e lartë e prodhimit. Masterplani i gazit bën të qartë se veç termocentralit të Vlorës, janë dy pika shumë të mira në Shqipëri që mund të shfrytëzohen për ndërtimin e dy projekteve të tjera të ngjashme.

Një prej tyre, në Korçë dhe një në Kuçovë, të dy TEC-e (Turbina Gazi me Cikël të Kombinuar) projekte të rinj dhe që kanë lidhje me avantazhet që ofron projekti i gazsjellësit TransAdriatik në vendin tonë. Propozimi për ndërtimin në këto zona lidhet drejtpërdrejt me faktin se lidhjet nga gazsjellësi me zonën e planifikuar për ndërtim janë relativisht të afërta. “TEC-i i Korçës do të furnizohet me gaz nga një pikë lidhjeje me gazsjellësin TAP, vendi më i përshtatshëm i së cilës është pranë fshatit Zëmblak.

TEC-i i Kuçovës do të furnizohet me gaz nga një pikë lidhjeje me gazsjellësin TAP, vendi më i përshtatshëm i të cilës do të ishte midis fshatrave Poshnjë dhe Otllak, në zonën ku TAP kalon pranë qyteteve të Beratit dhe Kuçovës” thuhet në Masterplan. Në masterplan, të dy TEC-et e mundshëm janë konsideruar si ngarkesa spirancë. Plani për përfundimin e dy projekteve është që në vitin 2030 të nisin prodhimin, duke i dhënë fund problematikës që mbart hidriku.

“TEC-et me gaz natyror supozohet të jenë plotësues të energjisë elektrike të gjeneruar nga burime hidrike dhe burime të tjera të rinovueshme, për të balancuar luhatjet e prodhimit nga këto burime, për të siguruar energjinë e nevojshme gjatë periudhave të pikut të ngarkesës, si dhe për të ofruar shërbime dytësore (balancim, etj.) për sistemin elektrik”. Secili nga TEC-et e Korçës dhe Kuçovës do të kërkojë rreth 2 hektarë sipërfaqe toke, e cila mund të rikuperohet vetëm në fund të jetës së TEC-it.

Termocentrali i Korçës

Zona e mundshme për ndërtimin e TEC-it të Korçës ndodhet pranë nënstacionit elektrik të Zëmblakut dhe pranë dy linjave elektrike ajrore të tensionit të lartë: linjës 400 kV Shqipëri – Greqi, dhe linjës 110 kV që lidh nënstacionin e Zëmblakut me Korçën.

vitin 2035 parashikohet një rritje progresive në 760 gigavat/orë me një sasi gazi 126 milionë m³. Ajo që rekomandohet që të shihet me kujdes në masterplan për termocentralin e Korçës është studimi i mirë i zonës ku do të ngrihet, pasi konsiderohet me pasuri të lartë të trashëgimisë.

“Në zgjedhjen përfundimtare të vend-ndërtimit të TEC-it duhet marrë në konsideratë: përdorimi i tokës, zonat me rrezik përmbytjeje, karakteristikat gjeoteknike, sidomos rreziku i uljes së terrenit dhe thyerjet tektonike, distanca optimale nga CP e gazsjellësit TAP, nga nënstacioni i Zëmblakut, nga linjat e tensionit të lartë 400kV dhe 110kV, nga rruga kombëtare dhe nga shtëpitë më të afërta, vendndodhja e pendës së Devollit në grykën e Cangonjit”.

Termocentralet përfshijnë në vetvete edhe sistemin e ftohjes dhe një nga aspektet që duhet parë me kujdes është mënyra sesi do të operojë ky sistem. Në analizë për termocentralin e Korçës janë marrë dy lumenj, Devolli dhe Dunaveci. “Prurja vjetore mesatare e Dunavecit është rresh 1m³/s, ndërkohë që ajo e Devollit është rreth 5m³/s.

Duke u mbështetur në këto shifra dhe në nevojat për ujë të sistemit të ftohjes së TEC-it, ky i fundit duhet të vendoset pranë lumit Devoll. Duhet theksuar se në lumin Devoll, rreth 200 m në lindje-perëndim të nënstacionit të Zëmblakut, mbi lumin Devoll, është ndërtuar një pendë për qëllime vaditjeje. Kjo pendë mund të jetë e dobishme për marrjen e ujit për ftohjen e TEC-it të ardhshëm të Korçës”, thuhet në dokumentin pjesë e Masterplanit. Duke qenë projekte të rëndësisë së veçantë, zonat e ndërtimit të termocentraleve duhet të zgjidhen me kujdes për efektet që mund të kenë faktorët natyrorë. Për rastin e Korçës kërkohet një zgjidhje optimale si për sa i përket përmbytjeve ashtu edhe pjesës së fundosjes.

Nga Cangonj deri në Maliq, lumi i Devollit kalon mes tokash të ulëta, një pjesë e të cilave, deri në vitin 1948, ishte mbuluar nga këneta e Maliqit. Megjithëse kjo kënetë u tha në vitin 1948 dhe u transformua në tokë bujqësore, ekziston rreziku i përmbytjeve nga lumi i Devollit në periudha reshjesh shumë të forta. Për më tepër, gjithë zona e ish-kënetës është e prekur nga fenomeni i fundosjes së tokës. Si rrjedhojë, zgjedhja e vendit të ndërtimit të TEC-it të ardhshëm të Korçës duhet të shmangë ish- kënetën. Në këtë fazë të studimit, do të rekomandohej që vendi i ndërtimit të zgjidhej midis fshatit Cangonj dhe ish-kënetës së Maliqit.

Termocentrali i Kuçovës

Zona e mundshme për ndërtimin e TEC-it të Kuçovës përfshin një linjë ajrore të tensionit të lartë prej 220kV, e cila lidh Elbasanin me Fierin, linjën e tensionit të lartë prej 110kV, e cila lidh Kuçovën me Marinzën, linjën e ardhshme tension i lartë prej 400kV, e cila do të lidhë Elbasanin me Fierin dhe aeroportin ushtarak të Kuçovës. Në rastin e termocentralit të Kuçovës ka një theks të vendosur tek mënyra se ku do të ndërtohet dhe aspektet që duhet të kihen parasysh duke qenë se kjo zonë është e njohur për rezervat e saj naftëmbajtëse.

“Infrastruktura e zonës përfshin, ndër të tjera, një numër kullashm pusesh nafte dhe dy tubacione nafte, të cilat duhen shmangur gjatë zgjedhjes së vendit të ndërtimit të TEC-it të ardhshëm të Kuçovës”, thuhet në studim. Pjesa kryesore e zonës së mundshme për ndërtimin e TEC-it të ardhshëm të Kuçovës shtrihet mbi zhavorret ujëmbajtëse Kuaternare të Beratit, prej nga furnizohen të gjithë fshatrat e zonës me ujë të pijshëm, nëpërmjet puseve hidrogjoelogjike të shpuar në zonën midis fshatrave Banaj dhe Çiflik.

Gjithsesi sipas vlerësimeve të bëra duket se nuk ka ndonjë kërcënim për depërtim të ujërave sipërfaqësore në këto puse. Edhe në rastin e këtij termocentrali, është marrë në analizë mundësia që ka për shfrytëzimin e lumenjve në sistemin e ftohjes, si dhe për rrezikun e përmbytjeve. “Zona e Kuçovës përshkohet nga dy lumenj: Devolli dhe Osumi, të cilët bashkohen pranë fshatit Arrëz për të formuar lumin Seman. Prurja mesatare vjetore e lumit Osum, në stacionin e matjes në Urën Vajgurore, është rreth 33 m³/s, ndërsa ajo e lumit Devoll në Kozare është rreth 47 m³/s. Bazuar në sa më sipër, si dhe në nevojat për ujë të sistemit të ftohjes së TEC-it me gaz, të dy lumenjtë e mësipërm kanë ujë mjaftueshëm për ftohjen e TEC-it të ardhshëm të Kuçovës”, nënvizon studimi.

Kjo do të thotë se çështja e sistemit të ftohjes nuk paraqet problem por më hollësishëm duhet parë ajo e përmbytjeve, pasi historiku i kësaj zone shfaqet problematik. Një pjesë e zonës së gjerë të projektit të TEC-it të ardhshëm të Kuçovës është subjekt i përmbytjeve nga të tre lumenjtë: Osumi, Devolli dhe Semani dhe sipas analizës së bërë kjo ka ardhur si rezultat i plotave dhe në vite të ndryshme.

Pavarësisht kësaj, situata duket se nuk paraqitet problematike dhe rekomandimi është që ndërtimi të bëhet në një zonë që është të paktën gjysmë metri mbi nivelin e lumenjve. Përmbytjet prej plotave nuk përfaqësojnë rrezik për TEC-in e ardhshëm, nëse vendndodhja e tij planifikohet të paktën 0.5 m më lart se sa brigjet e lumenjve. Një vendndodhje në kuotë më të lartë do të ofrojë siguri më të madhe ndaj përmbytjeve”, thuhet në dokument. Ashtu si termocentrali i Korçës, edhe ai i Kuçovës do të kenë fuqi të instaluar 200 MË por në tabelën e parashikimit të prodhimit jepet vetëm viti 2040. Në këtë vit, Termocentrali i Kuçovës pritet të prodhojë 756 gigavat/orë energji, me një konsum të gazit natyror prej 125 milionë m³.

Leave a Reply

%d bloggers like this: