Home / Kronika / Protesta e dhunshme në “Rrugën e Kombit”, Marku urdhëron nisjen e hetimit

Protesta e dhunshme në “Rrugën e Kombit”, Marku urdhëron nisjen e hetimit

Prokuroria e Përgjithshme po ndjek me vëmendje ngjarjet e zhvilluara në protestën e paradites së 31 marsit në segmentin rrugor pranë Tunelit të Kalimashit në “Rrugën e Kombit”.

Në një deklaratë për mediat nga Prokuroria e Përgjithshme, thuhet se Kryeprokurorja Arta Marku, uron shërimin e shpejtë të të lënduarve në protestë.

Ndërkohë, drejtuesja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, Alketa Nushi me një grup prokurorësh të kësaj prokurorie, shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për të gjetur autorët dhe shkaktarët e dhunës.

Kryeprokurorja Marku kërkon, mbështet dhe vë në dispozicion të Prokurorisë së Kukësit të gjitha burimet logjistike dhe njerëzore për zhvillimin me intensitet dhe rezultativ të hetimeve dhe vendosjen përpara përgjegjësisë penale të cilitdo që ka shkelur ligjin.

“Prokuroria është në komunikim të vazhdueshëm dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po kryen hetime për zbardhjen e ngjarjes”, thuhet në deklaratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.