Home / Kronika / “Liro të arrestuarit!”. Kushti i kryebashkiakut për t’u takuar me Ramën

“Liro të arrestuarit!”. Kushti i kryebashkiakut për t’u takuar me Ramën

Ftesat për takime me kushte në tavolinë zakonisht parathonë dështim dhe takimin në fjalë e ka vështirësuar vala e arrestimeve gjatë natës në Kukës.

Duke mbështetur protestat paqësore, por duke mos përjashtuar se çdo protestë mund të ketë elementë kriminalë, kryebashkiaku i Kukësit flet për arrestime të paligjshme, pa hetim dhe vetëm në radhët e hallexhinjve.

Në zyrën e tij janë familjarët e të arrestuarve që i kërkojnë të mos e takojë kryeministrin Rama pa kusht.

“Mos e tako pa u liru bijtë tanë”, ishte kërkesa e qytetarëve.

Bashkim Shehu tha se i ka kërkuar kryeministrit që prej vitit 2016 të flasë me kuksianët për këtë çështje.
Zyrtarisht para medias kryebashkiaku reflektoi kërkesën që ju bë në takim.

“Nuk mund të shkoj në takim kur qytetarët e mi janë të arrestuar”, u shpreh ai.

Pak ditë më parë Shehu bashkë me kryekomunarin e Prizrenit kërkuan dialog mes dy qeverive për të lehtësuar tarifën në rrugën e Kombit, por Kryeministri Rama deklaroi se kjo është një çështje vetëm e Shqipërisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: