Home / Rajoni / Shkëmbim ushtarësh Greqi-Turqi? Pavlopulos: E refuzojmë në mënyrë kategorike

Shkëmbim ushtarësh Greqi-Turqi? Pavlopulos: E refuzojmë në mënyrë kategorike

Greqia strehon tetë ushtarë turq, të akuzuar nga Recep Taip Erdogan si pjesëmarrës në grushtin e dështuar të shtetit të vitit 2016, ndërsa Turqia mban në burg dy ushtarë grekë, të cilët i ndaloi në territorin e saj.
E nisur nga kjo, Presidenti turk ka hedhur një propozim, ku i ofron Greqisë rikthimin e dy ushtarëve të saj, nëse Athina bën të njëjtën gjë me tetë ushtarët turq.

Por, ky propozim i Erdogan është refuzuar në mënyrë kategorike nga Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos.

“Shkëmbimi i tetë ushtarëve turq që janë në Greqi me dy ushtarët grekë që mbahen të burgosur nga Turqia, as që vihet në diskutim”, deklaroi ai i pyetur nga mediat greke në lidhje me këtë ide të homologut të tij turk.

Gjykata e Lartë greke ka vendosur që të mos ekstradojë tetë ushtarët e kërkuar nga Turqia. Ankaraja i akuzon për pjesëmarrjen në grushtin e shtetit, por vetë ata i mohojnë akuzat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.