Home / Ekonomia / Aeroporti i Tiranës pasurohet me 10 destinacione të reja

Aeroporti i Tiranës pasurohet me 10 destinacione të reja

Aeroporti i Tiranës pasurohet me 10 destinacione të reja, ndërsa për 3 prej tyre dyfishohet kapaciteti për të lehtësuar fluksin e konsiderueshëm të turistëve që pritet këtë vit.

Lajmin e ka dhënë Kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar në facebook. “Mirëmëngjes, dhe me lajmin e mirë se në prag të sezonit të ri turistik, fluturimet nga aeroporti i Tiranës pasurohen me 10 destinacione të reja, ndërsa për 3 prej tyre dyfishohet kapaciteti për të lehtësuar fluksin e konsiderueshëm të turistëve që pritet këtë vit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Destinacionet që shtohen në aeroportin e Tiranës janë:

Helsinki-Tiranë (11 Maj – 28 Shtator)

Kopenhagen-Tiranë (2 Qershor- 18 Gusht)

Budapest-Tiranë.

Moske-Tiranë (19 Qershor-11 Shtator)

Stokholm/Oslo/Goteborg (12 Maj – 2 Tetor)

Goteborg-Tiranë (6 Qershor – 3 Tetor)

Gdansk/Poznan/Warsaw/Prague/Katowice/LondonGatwick. Periudha e fluturimit nga Qershor deri në Shtator.

Periudha e fluturimit nga Qershor deri në Shtator, Tel Aviv – Tiranë.

Periudha e fluturimit fund Qershori deri në 26 Tetor, Luton-Tiranë.

Fluturim në periudhën 19 Prill deri në 27 Tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.