Home / roze / “Dua të bëhem prind”

“Dua të bëhem prind”

BCBradley Cooper ka deklaruar se kërkon të bëhet prind sa më shpejt edhe pse martesën e sheh shumë larg.

Aktori 39-vjeçar, i cili u bë i famshëm falë filmit të vitit 2009 ‘The Hangover’, është i lidhur me modelen britanike Suki Waterhouse dhe për revistën ‘Square Mile’ ai thotë se po pret me padurim të rrisë një fëmijë të tijin.

“Do të doja shumë të bëhesha prind një ditë. Më vjen keq që babai im nuk do i shohë dot nipërit ose mbesat e tij”, deklaroi Cooper.

Duke folur për të shkuarën, Bradley theksoi: “Të mbërthen ankthi kur nuk fiton rolet që do dhe nis të pyesësh veten nëse aktrimi ka qenë rruga e duhur. Kam vuajtur për një kohë të gjatë, kam bërë shumë punë për tu bërë aktor. Edhe me famën që kam arritur, nuk e kam të lehtë të fitoj rolet që dua.”

Leave a Reply

%d bloggers like this: