Home / Politika / Irlanda mbështetje çeljes së negociatave të anëtarësimit në BE të Shqipërisë

Irlanda mbështetje çeljes së negociatave të anëtarësimit në BE të Shqipërisë

 Irlanda mbështet çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe vijimin e procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor

Ambasadorja e re e Irlandës, Orla O’Hanrahan, i paraqiti Letrat Kredenciale, Presidentit të Republikës Ilir Meta

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit midis dy vendeve, si dhe mbështetjen pa rezerva që Irlanda i ka dhënë Shqipërisë, si për anëtarësimin në NATO ashtu edhe për integrimin në BE.Duke u ndalur në procesin e integrimit evropian, Presidenti Meta, shprehu mirënjohjen për qëndrimin e deklaruar nga Irlanda në mbështetje të çeljes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe vijimit të procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nisur nga niveli i ulët i shkëmbimeve ekonomike e tregtare, Presidenti Meta nënvizoi nevojën për një vëmendje më të madhe në këtë drejtim dhe eksploruar më mirë potencialet reale që të dy vendet kanë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: