Home / Kronika / Suedi, nuk i jepet azili politik, shqiptarët në grevë urie në çadra dhe në qiell të hapur

Suedi, nuk i jepet azili politik, shqiptarët në grevë urie në çadra dhe në qiell të hapur

greva-320x179Historitë e shqiptarëve që kërkojnë dokumente për leje qëndrimi dhe një jetë më të mirë jashtë vendit, janë të pabesueshme. Rreth 8 azilkërkues shqiptarë, në qytetin Gavle pranë Malmoes në Suedi, kanë hyrë në grevë urie.

Ata kanë aplikuar prej muajsh për azil politik, me arsyetimin se rrezikohen nga gjakmarrja në vendin e tyre dhe se nuk mund të kthehen më në atdhe.

Greva, e zhvilluar në qytetin Gavle në oborrin e Ministrisë së Emigracionit të Suedisë, ka sensibilizuar shumë qytetarë dhe shoqërinë civile të këtij vendi, të cilët kanë dalë në mbështetje të kauzës së shqiptarëve.

Megjithatë, personat që kërkojnë azil politik në Suedi për shkak të gjakmarrjes në bazë të Kanunit, e kanë të pamundur të fitojnë dokumente qëndrimi të përkohshme ose të përhershme, sepse ligji i migracionit nuk i njeh këto çështje si të përshtatshme për azil politik.

Gratë flenë në një tendë të ngritur në një lëndinë jashtë ndërtesës së migracionit. Ndërsa burrat në terren. Ata thonë se janë të përgatitur edhe të vdesin.

“Nëse nuk marrim azil politik dhe na kthejnë ne do të vdesim, kështu që mund të vdesim edhe këtu”.

Ingrid Thyr nga Komiteti për Azil, shpjegon për mediet suedeze, se kjo çështje duhet të sqarohet nga Ministria e Migracionit, pasi vitet e fundit ka pasur një numër të madh rastesh”gjakmarrjeje” në trevat shqiptare, duke mos kursyer as gratë dhe fëmijët.

“Situata e pjesëtarëve tjerë të cilët marrin pjesë në këtë grevë është e përkeqësuar, pasi që të gjithë këta klandestinë refuzojnë të marrin ushqim”, thekson Thyr.

Edhe pse historitë e gjakmarrjes të secilit prej tyre kanë tronditur opinionin publik vendës, autoritetet përkatëse suedeze nuk kanë reaguar akoma.

Leave a Reply

%d bloggers like this: