Home / Kronika / Opozita vijon të bllokojë punimet në komisionet parlamentare

Opozita vijon të bllokojë punimet në komisionet parlamentare

Komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut ka nisur sot me debate pasi përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, pasi sipas tyre është në konflikt interesi.

Komisioni nisi me fjalën e deputetes së PD-së, Dhurata Çupi e cila tha se “përpjekjet e anëtarëve të Komisionit për të konsideruar një mbledhje normale ju bënë qesharak, sepse Komisioni i Ligjeve nuk mund të funksionojë me si një komision i ligje dhe si një komision parlamentar i denjë.

“Ky Komision nuk ka legjitimitet sepse aty më parë është miratuar marrëveshja e krimit”, tha ajo duke iu referuar nenin të ekstradimit në Kodin e Procedurës Penale.

“Nga njëra anë miratohen ligje për të luftuar krimin, ligje antimafia dhe nga ana tjetër miratohen dhe trafikohen dispozita ligjore për të shpëtuar vëllain e kryetarit të komisionit të ligjeve”, tha Çupi.

Në përgjigje të Çupit, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tha se një mazhorancë më 78 numra rrëzohet me votë.

Ndërsa deputeti i PD-së, Edmond Sapaho tha se “nuk di ndonjë demokraci ku vëllai i ministrit të Brendshëm të jetë dënuar për trafik droge dhe të jetë sërish ministër. Prandaj po ju kërkojmë për të qenë vendi dinjotoz, ministri i Brendshëm të jap dorëheqje”.

Deputeti i opozitës Romeo Gurakuqi tha se “ky komision prej dy vitesh ka krijuar një vakum për njërin prej institucioneve të sistemit të drejtësisë. Vendi, prej disa muaj gjendet në një situatë pa Gjykatë Kushtetuese operative”.

Kryetari i Komisionit, Manja tha se kemi dy projekt marrëveshje me Gjermaninë, pasi janë 42 milionë euro që priten nga kjo marrëveshje për t’i shkuar publikut.

Pas shumë debatesh, çështjet e përfshira në rendin e ditës u shtyn për javën e ardhshme.

Opozita ka lobuar për çeljen e negociatave

Komisioni i Integrimit Europian ka nisur punën sot me debat dhe kundërshti mes palëve të opozitës dhe mazhorancës, ku është theksuar nevoja për integrimin e Shqipërisë ne BE, po pa anashkaluar situatën e krimit dhe drogës në vend.

Deputetja e PD-së Jorita Tabaku tha se “do kisha dashur shumë që të ishte miratuar kjo rezolutë e ardhur nga kolegët e mazhorancës, por kjo rezolutë nuk përmend luftën ndaj krimit dhe drogës dhe nuk përmend situatën që përmendet nga raportet ndërkombëtare”.

“Opozita, që nga kryetari dhe çdo deputet i saj ka lobuar për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, jo se qeveria e meriton dhe jo se qeveria ka bërë detyrat, por se shqiptarët e meritoni këtu e pesë vite para, thjeshtë se nisej një procesi, por nuk mund të mbyllim as sytë dhe as vesht se krimi në parlament në cdo institucion po bëhet jo problem kombëtar dhe ndërkombëtar”,  tha Tabaku.

Deputeti i PS-së, Musa Ulqini tha se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është jetik për vendin dhe shqiptarët, prandaj le të punojmë për ato gjëra që na bashkojnë.

Po ashtu, nuk i ka shpëtuar debatit dhe çështja Xhafaj, ku deputeti i PD-së Klevis Balliu ritheksoi se do jetë në dinjitetin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj të japë dorëheqjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.