Home / Kosova / Presidenti i Austrisë: Kemi një lidhje të veçantë me Kosovën

Presidenti i Austrisë: Kemi një lidhje të veçantë me Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli, gjatë vizitës zyrtare në Vjenë, kanë zhvilluar një takim miqësor me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen.

Thaçi ka falënderuar presidentin Bellen për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në shumë procese historike që kanë të bëjnë me formimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës.

“Austria është një partner i fuqishëm evropian i Kosovës”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka theksuar se Austria ka një lidhje të veçantë me Kosovën, duke ofruar mbështetjen e parezervë të shtetit të tij.

Leave a Reply

%d bloggers like this: