☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,540 ▼ -1.97% ETH $1,631 ▼ -2.13% XRP $1.1215 ▼ -2.79% SOL $64.6300 ▼ -1.79%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Hapja e negociatave, Rama: Nuk ka qënë e lehtë, po kërkojmë thellimin e reformave

Kryeministri Edi Rama, i cili ishte pjesë e panelit të konferencës së organizuar nga Këshilli Europian i Marrëdhënieve të Jashtme mbi Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Europian, në Paris, theksoi se “ecja përpara drejt objektivit të marrjes së një rekomandimi pozitiv për hapjen e negociatave nga KE, nuk ka qënë aspak e lehtë dhe për mua tingëllon goxha e çuditshme që më pas, vendet anëtare vendosin në pikëpyetje objektivitetitn dhe kapacitetin e Komisionit për të hyrë në detaje dhe për të vlerësuar me besnikëri realitetin”.

I pyetur se sa realiste është perspektiva europiane për Ballkanin Perëndimorë, kryeministri Rama theksoi se “ndodhemi në një fazë në të cilën s’është e lehtë të gëlltitet dallimi mes asaj që në mendojmë për BE-në dhe asaj që jetojmë më BE-në.

Ajo që dua të them thjesht, është e qartë se për disa vende anëtare, problem qëndron në politikën e tyre të brendshme, në ndryshimet brenda shoqërive të tyre e në ngërçet e tyre lidhur me BE-në.

Por kur vjen puna për ti thënë këto ata nxjerrin arsye të tjera dhe kjo është shumë zhgënjyese”, theksoi ai.

Gjatë fjalës së tij Kreu i Ekzekutivit,  u shpreh se Shqipëria është duke kërkuar recetën për thellimin e reformave për ti dhënë vendit instrumentin e vetëm dhe unik të modernizimit, që sipas tij nuk gjendet askund tjetër vetëm në BE.

“Ne po kërkojmë një recetë për thellimin e reformave që do të ndihmojë vendin që të jetë i përqendruar dhe që t’i jap vendit instrumentin e vetëm dhe unik të modernizimit, që nuk mund ta gjejmë diku tjetër.

E kemi thënë disa herë që vendet tona vuajnë shumë nga mungesa e traditave demokratike dhe shtetëformuese, dhe se procesi i integrimit është shumë i dobishëm për ne, jo vetëm sepse do të bëhemi anëtare një ditë, por mbi të gjitha sepse rruga deri në anëtarësimin e plotë do të ndihmojë të modernizohemi më tej.

Ne po kërkojmë recetën dhe inspektimet mbi efektin e “ilaçeve”, madje nuk po kërkojmë prej tyre as të na japin ilaçet, pasi në fund duhet të jemi në gjendje ti prodhojmë vetë ato.

Për kryeministrin Rama hapja e negociatave nuk kushton asgjë në termat financiare dhe nuk ka të bëjë absolutisht me ndonjë zgjerim konkret ditën e sotme.

“Kështu që hapja e negociatave nuk kushton asgjë në terma financiarë, nuk ka të bëjë absolutisht asgjë me ndonjë zgjerim konkret ditën e sotme dhe të na thuash që duhet të presësh sepse, nëse ju japim këtë recetë, disa njerëz në vendet tona do të tërbohen dhe do të flasin për zgjerimin, sepse s’merremi dot me ta, duket një përgjigje shumë e dobët dhe shumë zhgënjyese ndaj nesh.

Do ta përfundoj duke thënë diçka, që ndjesia ime është se disa vende nuk e kuptojnë mirë se për çfarë bëhet fjalë dhe as se përse ne jemi kaq të përkushtuar ndaj këtij procesi.

Besoj se për ne, për të gjithë ne, është një gjë që na bën të jemi kaq të lidhur me këtë proces, fakti që kemi parë luftë.

Për ne lufta nuk është diçka bardh e zi në Netflix, por diçka që e kemi përjetuar në jetën reale, ndaj Europa, për të gjithë ne është një vend ku do të shpëtojmë përfundimisht të ardhmen e fëmijëve tanë, nga fantazmat e së shkuarës”, përfundoi kryeministri Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.