Home / Politika / SPAK, Donald Lu tregon shkaqet që vonuan ngritjen e institucioneve

SPAK, Donald Lu tregon shkaqet që vonuan ngritjen e institucioneve

Dy shkaqet që vonuan ngritjen e institucioneve si SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit janë zgjidhur tashmë, thotë Donald Lu.

Gjatë një interviste për një media në vend, ambasadori amerikan ka dhënë arsyet se çfarë po e vonon ngritjen e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku njëra prej tyre ishte kundërshtimi i ligjit të Vetting-ut nga opozita.

“Vonesat kanë ardhur për dy arsye. E para, ishte kundërshtimi i ligjit të Vetting-ut nga opozita. Ata e humbën këtë sfidë. E dyta, ishte vonesa në gjetjen e kandidatëve të kualifikuar jashtë sistemit të drejtësisë për anëtarët e KLGJ-së dhe KLP-së. Tashmë, të dyja këto çështje janë zgjidhur. Kandidatët për këto institucione janë duke kaluar në procesin e Vetting-ut. Ata do të jenë funksionalë shumë shpejt. Nuk është për t’u habitur që politikanët vazhdojnë të kritikojnë dhe të mbjellin dyshime për këto struktura. Ata ishin dikur të paprekshëm. Tani ata kanë frikë”, – thotë Lu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.