☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

FMN sugjeron auditimin të huaj për kreditë e këqija të bankave tregtare

Portofolat e kredisë me rrezik të lartë në bankat tregtare në Shqipëri duhet të monitorohen nga një autoritet mbikëqyrës i huaj. Kështu i ka sugjeruar Bankës së Shqipërisë, stafi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, pasi një autoritet i jashtëm mbikëqyrës do të japë një vlerësim me korrekt për të identifikuar boshllëqet e mundshme në praktikat e menaxhimit të rrezikut, duke u fokusuar në ekspozimet e mëdha.

Fondi vlerësoi se përmirësimi i mbikëqyrjes ndaj bankave, i përafruar me standardet e BE-së, do të siguronte BSH-së me shumë mjete për të menaxhuar më mirë rreziqet sistemike të bankave dhe për të forcuar bilancet e tyre. Bankat vendase pritet të përafrohen me kuadrin IFRS9 deri në fund të vitit 2018, por Fondi kërkon që të forcohet më tej monitorimi i rreziqeve sistemike për të mbajtur nën kontroll rrezikun e huamarrësve të mëdhenj.

Sistemi bankar është i qëndrueshëm, megjithëse sfidat strukturore dhe çështjet e trashëgimisë së krizës vazhdojnë të peshojnë në bilancet e tyre. Shqipëria këtë vit është vendi më barrën më të lartë të kredive me probleme në rajon, duke lënë pas edhe Serbinë që deri vjet kryesonte renditjen për NPL-të e larta.

Por baza e financimit të bankave mbetet e qëndrueshme, pasi raporti i kredisë ndaj depozitave ishte rreth 52%. Fondi ka vënë në dukje se depozitat vazhduan të rriten në mënyrë të moderuar, veçanërisht në valutë të huaj më 2017. Kredia për sektorin privat ishte e dobët për shkak edhe të kërkesës së ulët nga ana e bizneseve. Për pasojë, bankat vazhdojnë të investojnë në borxhin e qeverisë si dhe duke kredituar biznese jashtë vendit.

Stafi i FMN vë në dukje se adresimi i NPL-ve është vendimtar për rigjallërimin e huadhënies bankare. Stafi theksoi nevojën për të përshpejtuar reformat, përfshirë masat që lidhen me ekzekutimin e kolateralit, të tilla si tarifat e suksesit për përmbaruesit dhe rregullimi i marrëveshjet e ristrukturimit jashtë gjykatave.

Ndërsa kredia për sektorin privat pritet të rimëkëmbet në 2018, Fondi sugjeron se, autoritetet duhet të jenë të vëmendshme dhe të monitorojnë nga afër rreziqet potenciale që lidhen me ekspozimet e mëdha të korporatave dhe në sektorin e ndërtimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.