Home / Kosova / Krerët shtetërorë dhe zyrtarë të FIFA’s e FFK’së vendosin kurora lulesh në varrin e Vokrrit

Krerët shtetërorë dhe zyrtarë të FIFA’s e FFK’së vendosin kurora lulesh në varrin e Vokrrit

Me nderime të larta shtetërore i jepet lamtumira legjendës së futbollit, Fadil Vokrri

Numër i madh i qytetarëve janë mbledhur në varrezat e qytetit në Arbëri. Ata janë tubuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit Fadil Vokrrit. Në varrim janë të pranishëm zyrtarë të FIFA-s, krerë shtetëror të vendit si dhe i gjithë komuniteti sportiv.

Kurora lulesh në varrin e Vokrrit kanë vënë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kurora lulesh kane vënë edhe zyrtarë të FIFAS dhe FFK-se. I pikëlluar aty është pare edhe futbollisti i reprezentacionit të Kosovës, Valon Berisha si dhe portieri, Saimir Ujkani.

Me rastrin e vdekjes së Fadil Vokrrit, i cili ndërroi jetë dje pas një ataku kardiak, në moshën 57-vjeçare, Presidenca e Kosovës e shpalli ditën e sotme ditë zie, me ç’rast u ulën në gjysmë shtize flamujt shtetërorë në të gjitha institucionet e shtetit, si në vend, ashtu edhe jashtë tij.

Leave a Reply

%d bloggers like this: