Home / Bota / Putin: Rusia gati për Kampionatin Botëror të Futbollit

Putin: Rusia gati për Kampionatin Botëror të Futbollit

Konferenca e FIFA-s nisi punimet më 13 qershor në Qendrën e Ekspozitave në Moskë. Në fjalimin e tij të posaçëm, presidenti Putin shprehu falënderimet për përkrahjen që anëtarët e FIFA-s dhanë ndaj organizimit të Kupës së Botës në Rusi.

Ai tha se Rusia do të realizojë ëndrrën e organizimit të Kupës së Botës dhe shpreson që tifozët e botës të ndihen komodë me hapësirat dhe infrastrukturën moderne, të gëzojnë Kampionatin e kësaj here si dhe të shijojnë bukurinë e këtij vendi.

Putin theksoi se Kupa e Botës është jo vetëm një arenë, por edhe një platformë për të shtuar njohjet reciproke, për të bërë më shumë miq dhe për të forcuar komunikimin përmes futbollit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: