☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.12 ▲1.22%
ARI 4,064 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,926 ▲ +1.07% ETH $2,355 ▲ +1.41% XRP $1.3376 ▲ +2.8% SOL $101.6900 ▲ +1.08%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.12 ▲1.22 % ARI 4,064 ▼0.27 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.12 ▲1.22 % ARI 4,064 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Sporti

RUSI 2018: Spanja nuk ndryshon objektiv: fitimi i Botërorit

“Unë nuk mund të ndryshoj çdo gjë, shumica e stafit është me ne, ndeshja me Portugalinë është afër. Ne duhet të përdorim inteligjencën dhe koherencën, dhe ta dini se nuk mund t’i hedhim të gjitha poshtë.” Këto janë fjalët e para të Fernando Hierros, trajnerit të ri të Spanjës, në një konferencë për shtyp në Krasnodar, ku ai u shfaq së bashku me presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales.

“Kam qenë i pranishëm në sesionin e sotëm të stërvitjes, – thotë Hierro, – dhe në dy ditë nuk mund të ndryshojë asgjë. Udhëtimi ynë në ndeshjet kualifikuese ishte fantastik dhe do t’i kërkojmë lojtarëve që të bëjnë të njëjtën gjë edhe këtu”.

Pyetjes se çfarë mendimi kishte për faktin se shumë lojtarë donin që Lopetegui të mbetej në drejtimin e përfaqësueses, Hierro iu përgjigj se do të shihte të nesërmen dhe se “… u thashë atyre (lojtarëve) se mua mund të më shikoni të gjithë në sy. Nuk ka justifikime për të mos ndjekur objektivin për të cilin ne jemi këtu. Ata të gjithë e dinë se kemi një mundësi e madhe, kemi ardhur këtu për të luftuar për të: titulli botëror”.

Spanja do të përballet këtë të premte në Soçi me Portugalinë, në ndeshjen e parë dhe më të rëndësishme të grupit B.

Kjo ndeshje midis dy ekipeve të njohura iberike fillon në orën 20.00 (me orën e Shqipërisë) dhe do të gjykohet nga gjyqtari italian Gianluca Rocchi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.