Home / Sporti / Dështon dhe Brazili në debutim, e ndal Zvicra, barazim 1:1

Dështon dhe Brazili në debutim, e ndal Zvicra, barazim 1:1

Rinisja e lojës pas pushimit solli ndëshkimin e Brazilit në një vendosje të keqe në goditje këndi. Në zonën e skuadrës karioka, më lart se të gjithë kërceu Zuber që shënoi me kokë në kuadratin e mbrojtur nga Alison. Formacioni i trajnerit Tite provoi sërish me Coutinho, Willian dhe Neymar. Ky i fundit në minutat finale mund të shënonte me pak fat më shumë. Barazimi mori formën zyrtare me fërshëllimën e trefishtë dhe tani 5 herë kampionët e botës janë të detyruar të fitojnë me Kosta Rikën në 22 qershor në orën 14:00.

Zvicra ndërkohë kalon pozitivisht përballjen më të vështirë të grupit ndërsa për tu shënuar gjithashtu, është rekordi i Valon Behramit. Lojtari me origjinë kosovare bëhet i pari futbollist në historinë e përfaqësueses helvetike, që luan në 4 botërorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.