Home / Bota / SHBA – Trump kërcënon të taksojë 200 miliardë dollarë importe kineze

SHBA – Trump kërcënon të taksojë 200 miliardë dollarë importe kineze

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi dje qëllimin e tij për të taksuar 200 miliardë dollarë importe kineze, në vlerën 10%, si kundërpërgjigje për masat kineze të njoftuara pas taksave të para doganore amerikane të publikuara të premten.

“Masa shtesë duhet të merren për të nxitur Kinën të ndryshojë praktikat e padrejta dhe për të hapur tregun e saj për mallrat amerikane”, theksoi presidenti në një komunikatë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

“Kina nuk ka asnjë qëllim të ndryshojë praktikat e paligjshme të blerjes së pronës intelektuale dhe teknologjisë amerikane”, shprehu ai me keqardhje duke shtuar se gjiganti aziatik ka vendosur të kërcënojë kompanitë, punonjësit dhe fermerët e SHBA-së.

Donald Trump theksoi se nëse Kina do të rriste sërish tarifat doganore, atëhere administrata amerikane do të aplikonte taksa për 200 miliardë dollarë importe kineze.

“Marrëdhëniet tregtare mes SHBA-së dhe Kinës duhet të jenë më të drejta”, theksoi Trump.

Uashingtoni synon të detyrojë Pekinin të reduktojë deficitin tregtar amerikan prej 200 miliardë dollarësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.