☁️
Tiranë 11°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.38 ▲1.35%
ARI 4,008 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,547 ▼ -2.97% ETH $2,218 ▼ -3.95% XRP $1.2288 ▼ -5.1% SOL $95.9400 ▼ -3.96%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.38 ▲1.35 % ARI 4,008 ▼0.59 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.38 ▲1.35 % ARI 4,008 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

“Happy Tours Albania”, kompania shqiptare sjell rreth 90 mijë turistë të huaj në sezonin veror

Shqipëria me bukuritë e saj natyrore dhe mikpritjen mbetet një vend joshës për turistët e huaj, ku gjatë këtij sezoni turistik pritet të mbërrijnë rreth 90 mijë turistë të huaj vetëm nga një kompani shqiptare turistike.

Në një takim në Durrës me operatorë turistikë, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, administratorja e kompanisë “Happy Tours Albania” Ilda Kasa, në fjalën e saj theksoi se “ju falënderoj dhe jam krenare që shifrat që ju deklaroni janë pak më të vogla nga sa janë realisht. Vetëm kompania ime me partnerin kryesor “Nova Itaka” dhe tani edhe me “Apollo DER Turistic” ne sjellim gati 90 mijë turistë në të gjithë Shqipërinë jo vetëm në Durrës. Qëllimi është që vitin tjetër ky numër patjetër do të dyfishohet edhe më shumë sepse pritshmëritë kaluan”, nënvizoi Kasa.

Administratorja e “Happy Tours Albania” bëri të ditur se kompanitë gjermane janë shumë të interesuara për turizmin në Shqipëri.

“Sot rrugës është një kompani shumë e madhe gjermane, të cilën do t’ua prezantojmë dhe them të arrijmë tek turizmi gjithë vjetor dhe ideja është të organizojmë çartera gjatë gjithë vitit dhe të hapim tregun gjerman për Durrësin dhe më gjerë”, tha Kasa.

Ajo falënderoi hotelet për mbështetjen dhe për këto investime fantastike dhe turistët skandinavë që na mirëkuptojnë dhe janë shumë të mirë.

“Kompanitë “Nova Itaka” dhe tani edhe “Apollo DER Turistic” po investojnë në hotele dhe stafe”, u shpreh ajo.

Sipas saj , rritje të turizmit ka shumë, por ne duam më shumë njësi akomoduese.

“Ne mund të bëjmë shumë për turizmin, por na duhet pak edhe mbështetja e qeverisë, na duhet promovimi”, tha ajo.

“Aktualisht , po implementojmë projekte shumë të bukura, sidomos në Durrës, ku po zbatohen projekte me pesë yje, që janë brande”, përfundoi Kasa

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.