Home / Kronika / Vlahutin: E drejta e pronës me rëndësi prioritare

Vlahutin: E drejta e pronës me rëndësi prioritare

Shqipëria duhet t’i kushtojë rëndësi me prioritet kthimit, kompensimit dhe regjistrimit të pronës.

Kryetarja e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadorja Romana Vlahutin duke folur sot në një takim publik mbi të drejtën e pronësisë dhe problemet e kësaj çështjeje në Shqipëri theksoi se: “Çështja e të drejtës së pronës është e drejtë themelore e njeriut dhe si e tillë për Bashkimin Europian nuk negociohet. Kjo është arsyeja që në vlerësimet tona për Shqipërinë kjo është reflektuar shumë mirë.”

Vlahutin nënvizoi se, nuk përdor, dhe nuk do të përdorë, termin ish-pronarë, sepse nuk ekziston diçka e tillë. “Ju jeni ish-pronarë pasi ju të shisni apo të merrni kompensim për pronën tuaj. Deri në momentin kur asnjëra prej tyre nuk ndodh ju jeni pronarë”, tha ajo.

Vlahutin shprehu shqetësim lidhur me situatën aktuale. “Ka njerëz që kanë legalizuar plazhe ranore, detin si tokë bujqësore dhe kjo është absurde. Korrupsioni dhe vonesat në gjykata kanë shkaktuar konflikte në shoqëri”, tha Vlahutin.

“Ju kujtoj se në raportin e fundit të KE-së për Shqipërinë, për kapitullin e 23, që ka të bëjë me kapitullin e drejtësisë, dhe të drejtave themelore, prandaj Shqipëria duhet t’i kushtojë rëndësi me prioritet kthimit, kompensimit dhe regjistrimit të pronës”, u shpreh ambasadorja Vlahutin.

Vlahutin theksoi se duhen vendosur gjoba ndaj atyre që kanë përfituar pronën e të tjerëve. “Asnjë qytetar nuk mund të privohet nga e drejta e tij për të gëzuar pronën”, tha Vlahutin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.