Home / Sporti / Botërori 2018, Brazili mposht Kosta Rikën në kohën shtesë, 2-0

Botërori 2018, Brazili mposht Kosta Rikën në kohën shtesë, 2-0

Philippe Coutinho i Brazilit ishte heroi i ekipit të tij, pasi shënoi në kohën shtesë për t’i mundësuar Brazilit fitoren e parë në turne,

Brazili mundi Kosta Rikën me rezultatin 2-0 në Kampionatin Botëror Rusi 2018 në stadiumin e Shën Petersburgut, raporton Anadolu Agency (AA).

Philippe Coutinho i Brazilit ishte heroi i ekipit të tij, pasi shënoi në kohën shtesë për t’i mundësuar Brazilit fitoren e parë në turne.

Neymar shtoi golin e dytë gjatë një kundërsulmi në minutën e 97-të, duke e konfirmuar fitoren e kombëtares së tij.

Kampioni i pesëfishtë Brazili humbi disa shanse në pjesën e parë të ndeshjes.

Në pjesën e dytë, Brazili shtoi presionin për të gjetur golin e kryesimit, por nuk arritën të tundin rrjetën kur Gabriel Jesus goditi transferzalen kurse goditja vijuese e Philippe Coutinho nuk rezultoi me gol.

Brazili iu afrua golave ​​edhe një herë në minutën e 79-të, ndërsa këtë herë arbitri referoi penalti për Neymar brenda zonës së rreptësisë. Megjithatë, ai përdori ndihmën e sistemit VAR dhe anuloi vendimin e tij për goditje nga pika e bardhë.

Vetëm dy minuta pas vendimit, Neymar dhe Coutinho u ndëshkuan me karton të verdhë për sjellje agresive.

Në Grupin D, Nigeria do të përballet me Islandën në Volgograd Arena në orën 17:00 (1500GMT).

Një fitore e mundshme nga Islanda do t’i rrezikonte shanset e Argjentinës për të avancuar në raundin e dytë. Ata u mposhtën mbrëmë nga Kroacia me rezultatin 3-0 dhe aktualisht kanë vetëm 1 pikë.

Ndeshja e fundit e ditës do të jetë ajo mes Serbisë dhe Zvicrës në stadiumin e Kaliningradit në orën 20:00 (1800GMT).

Serbia mundi Kosta Rikën me rezultatin 1-0 në ndeshjen e parë të Grupit E pas goditjes së Aleksandar Kolarov-it nga gjuajtja e lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.