Home / Sporti / Besimtari Messi: Zoti është me ne

Besimtari Messi: Zoti është me ne

Leo Messi foli pas fitores së Argjentinës me Nigerinë, triumf që i preu biletën për në fazën me eliminim direkt të Botërorit “Rusi 2018”.
Ylli i Barcelonës deklaroi: “E dija që Zoti është me ne dhe nuk do të na nxirrte jashtë këtij Botërori”.

“Falenderoj të gjithë tifozët që kanë ardhur në Rusi për sakrificën e tyre dhe të gjithë ata që janë në Argjentinë. Kombëtarja është mbi të gjitha”, u shpreh Messi.

Numri 10 i bardhekaltërve theksoi: “Kishim besim që do ta fitonim këtë ndeshje. Është e mrekullueshme mënyra se si e fituam”.

Argjentina përfundoi në vendin e dytë të grupit D, me 4 pikë, duke lënë pas Nigerinë (3) dhe Islandën (1).

Argjentina do te ndeshet me Francen.

Leave a Reply

%d bloggers like this: