Home / Rajoni / Kryeministri Borisov bisedoi me Kancelarin Sebastian Kurz dhe Kryetarin e Këshillit Evropian Donald Tusk

Kryeministri Borisov bisedoi me Kancelarin Sebastian Kurz dhe Kryetarin e Këshillit Evropian Donald Tusk

Para ceremonisë së dorëzimit simbolik të Presidencës së Këshillit të BE-së, në Austri u mbajt një takim i Kryeministrit Bojko Borisov, Kancelarit federal Sebastian Kurz dhe Kryetarit të Këshillit Evropian Donald Tusk. Në qendër të bisedimeve ishin rezultatet e arritura gjatë Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së dhe prioritetet e Këshillit Evropian gjatë gjashtë muajve në vijim, mbi të cilat do të punojë Presidenca Austriake. Kryeministri Borisov falënderoi për dialogun konstruktiv në Këshill, i cili dha mundësi për rikthimin e vëmendjen ndaj regjionit ballkanik dhe i uroi sukses Presidencës Austriake. Ajo do të vazhdojë politikën e asaj bullgare duke e vënë theksin te tri prioritete kryesore – siguria dhe luftimi i migracionit ilegal, konkurrueshmëria nëpërmjet digjitalizimit dheperspektiva për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.