Home / Rajoni / Kryeministri kinez Li Keqiang mbërrin në Sofje për takimin “16+1”

Kryeministri kinez Li Keqiang mbërrin në Sofje për takimin “16+1”

Kryetari i Këshillit Shtetëror të Republikës Popullore të Kinës Li Keqiang do të marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorës së luleve para monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje dhe do të vizitojë kishën “Shën Sofija”

Kjo do të jetë pjesë e ceremonisë zyrtare të pritjes së Li Keqiang në Sofje. Të enjten Kryeministri bullgar Bojko Borisov ka pritur homologun e tij kinez në aeroport.

Gjatë darkës së punës mes të dy delegacioneve do të diskutohen zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe mundësitë për aktivizim suplementar në sferat e tregtisë dhe ekonomisë. Të premten Borisov dhe Li do të bisedojnë sy më sy.

Li Keqiang viziton Sofjen për të marrë pjesë në Takimin e shtatë të udhëheqësve shtetërorë dhe qeveritarë të shteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore dhe Kinës “16+1”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.