Home / Bota / Obama kundër Trump: Kohë të vështira e të pasigurta

Obama kundër Trump: Kohë të vështira e të pasigurta

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka reflektuar mbi kohën e vështirë dhe të pasigurt që po kalon bota, në një fjalim në nder të Nelson Mandelës të martën, një ditë pasi pasuesi i tij, Donald Trump, shkundi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një konferencë për shtyp me homologun rus, Vladimir Putin.
Në një leksion të mbajtur në Johanesburg, Obama tha se kaosi në të cilin gjendet bota sot, i jep atij mundësinë të kërkojë perspektiva.

“Por, në kohën e vështirë dhe të pasigurt në të cilën jetojmë, me cikle të reja që çdo ditë sjellin më shumë dhimbje koke dhe tituj gazetash më shqetësues, unë mendoj se do të ishte e dobishme të ndaleshim për një moment dhe të përpiqeshim të mendonim për një tjetër perspektivë”, tha Obama.

Obama në fakt e ka shndërruar në art mënyrën se si e kritikon presidentin aktual pa përmendur shprehimisht emrin e Trump.

Fjalimi i tij, pason një konferencë shtypi të shumëpolemizuar në Helsinki, ku Trump u vendos në krah të putin e kundër shërbimeve të inteligjencës së vendit të tij, në lidhje me akuzat kundër Rusisë për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane të 2016.

Leave a Reply

%d bloggers like this: